Policia e Vlorës në operacionin e koduar “Skafisti” ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. Policia e qytetit bregdetar tha se, Andrea Lulaj, 31 vjeç i njohur ndryshe si Roland Lulaj, lindur dhe banues në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzat e trafikut të drogës.

Arrestimi i 31 vjeçarit u bë pasi, në datë 10 tetor të vitit 2008 së bashku me një person tjetër Lulaj ka tentuar të trafikojë me njw gomone në drejtim të Italisë një sasi prej 116 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.

Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e ka dënuar Lulajn me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” i kryer në kushtet e bashkëpunimit i mbetur në tentativë.