Operacioni “Zona 13”, prangoset
shpërndarësi i heroinës në Korçë

Operacioni “Zona 13”, prangoset<br />shpërndarësi i heroinës në Korçë
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi u shpërndate heroinë përdoruesve të ndryshëm në qytetin e Korçës. Mariglen Viso, ishte në ndjekje nga Policia dhe po përgjohej.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit sqaruan se janë vënë në ndjekje disa përdorues të heroinës dhe më pas u zbulua personi I cili merrej me shpërndarjen.

Për 3 muaj 35-vjeccari përgjohej, pavarisht se i ndrronte numrat e telefonit çdo javë.
Pasi u bindën se M.V ishte kthyer në shpërndarësin kryesor të heroinës në Korçë, Policia ka organizuar operacionin “zona 13”, duke vënë në pranga 35-vjeçarin.

 
Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:
 
Finalizohet operacioni policor ndjekur me metoda speciale të hetimit i koduar "Zona 13".

Ndalohet një shpërndarës i drogave të forta (heroinë), në doza të vogla.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi tre mujor duke përdorur metoda speciale të hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Zona 13" si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit : 

Mariglen Viso, 35 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Gjatë periudhës të kryerjes së hetimeve lidhur me këtë rast, është vërtetuar me fakte se shtetasi i mësipërm, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike)
doza me lëndë të dyshuar si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza