Një 27-vjeçar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte mjete motorike. Arrestimi i Urim Selcetaj është bërë në vijim të operacionit “LUX” për mjetet luksoze të trafikuara, operacion i cili ka nisur në muajin prill.
Gjatë një operacioni të policisë më 04 prill 2016 u sekuestruan 22 automjete luksoze, të cilat kapnin vlerën e qindra mijëra eurove dhe u arrestuan 11 persona. Sipas policisë automjetet rezultonin të vjedhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe janë trafikuar përmes Malit të Zi.
Bujar Hysa, i akuzuar si kreu i këtij grupi, kishte ngritur një “zinxhir kriminal” ku persona të ndryshëm vidhnin për llogari të tij automjete luksoze në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe në vendet e Ballkanit, dhe më pas ia shisnin ato Hysës.
Ky i fundit në bashkëpunim dhe me një shtetas nga Mali i Zi,kishin ngritur në prapavijë dhe një industri të plotë falsifikimi, duke filluar nga falsifikimet me numrat e shashisë për mjetet luksoze të vjedhura, dokumentat e tyre e shumë, veprime të ndryshme. Grupi Kriminal arrinte t’i fuste këto automjete nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit.
Fillimisht Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia Bujar Hasajn, anëtarin e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Malësisë së Madhe, por prokuroria ka apeluar vendimin dhe është bërë sërish arrestimi i tij.
Ndërkohë, në total janë sekuestruar 22 automjete luksoze të tipave dhe modeleve të fundit si “Range Rover,Audi A6, BMW X5 -X6, Wolksvagen. Automjetet në fjalë u bllokuan në qytete të ndryshme të vendit si Sarandë, Tiranë, Laç e Shkodër.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

për vjedhjen e makinave luksoze">