Rreth 100 predha artilerie janë zbuluar mesditën e sotme në njësinë administrative në Bradashesh, të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se efektivët e EOD, të batalionit xhenier të Komandës mbështetëse të FA, në më pak se 2 orë kanë bërë të mundur zbulimin e këtyre municioneve. Predhat u konstatuan në afërsi të lumit, e ndërsa në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Kërkesa për ndërhyrje është bërë nga Prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja.
Kjo sasi e municioneve u transportua për në Poligon, ku dhe do të bëhet asgjësimi i tyre.
Predhat e gjetura në Bradashesh
Komento