Operacioni në Leçe/ Zbulohen EMRAT e 2 shqiptarëve të arrestuar! Më 2020 u kapën 175 kg drogë që u trafikua me skaf nga Shqipëria

Operacioni në Leçe/ Zbulohen EMRAT e 2 shqiptarëve të arrestuar! Më 2020 u kapën 175 kg drogë që u trafikua me skaf nga Shqipëria

Konferenca e Guardia di Finanza dhe Prokurorisë së Leçes për operacionin

Konferenca e Guardia di Finanza dhe Prokurorisë së Leçes për operacionin

Policia italiane ka publikuar edhe emrat e 2 prej shqiptarëve të arrestuar në operacionin e fundit. Ervis Gjuzi (Gjezi), 38 vjeç, rezident në Grottaglie dhe Selim Tila, po 38 vjeç, rezident në të njëjtën zonë. 

Gjatë hetimeve janë sekuestruar sasi të shumta dhe të mëdha lëndësh narkotike. Janë zbardhur edhe disa episode trafiku, si në datën 7 gusht 2020, të dy personave që synonin të transportonin mbi 150 kilogramë marijuanë dhe 25 kilogramë hashash nga Shqipëria, me një mjet lundrues (skaf), të bllokuar pranë zonës së Kastros. 

Më 10 qershor 2021, në Napoli, një person tjetër u arrestua dhe iu gjet në posedim rreth 45 kilogramë kokainë të fshehur në një fund të rremë të një kamioni, të specializuar të modifikuar, shkruan "Brindisi Report".

Më 4 qershor 2021, në Leçe, një tjetër bashkëpunëtor u arrestua dhe iu gjetën 11 kilogramë heroinë të fshehura në pjesën e poshtme të makinës dhe një armë. Qindra mijëra euro ishin shumat e lëvizura në para të gatshme.

Po kjo media zbardh edhe emrat e italianëve të arrestuar në operacionin e djeshëm, teksa jep edhe detajet e trafikut të drogës.


Lajmi kryesor:

Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 persona nën hetim (EMRAT)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë