Një numër lojtarësh të Juventusit raportohet se kanë marrë iniciativën për të bindur Poul Pogba për rikthimin te kampionët e Italisë. Juan Cuardrado, Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë pjesë e një grupi së bashku me Pogba-n të krijuar në rrjetet sociale me emrin ‘panitas’, që ka kuptimin e një shoku që të vjen në ndihmë sa herë është e nevojshme.
Treshja e futbollistëve të Juventusit sipas ‘Tuttosport’ luan një rol thelbësor për rikthimin e Pogu-t pas transferimit në Old Traford në verën e vitit 2016. Që prej kësaj periudhe takimet mes tre futbollistëve dhe mesfushorit francez kanë qenë të shumta dhe nuk kanë munguar as rastet kur Pogba i ka takuar në Torino.
Një tjetër arsye përse Pogba mund të kalojë te Juventusi është edhe Real Madrid, klubi ‘galaktik’ i cili duket se ka hequr dorë pas raportiemeve se ka firmosur për të transferuar në verë mesfushorin holandez të Ajax-it Donny van de Beek. Në këtë mënyrë hapet rruga që ‘zonja e vjetër’ të marrë edhe një herë futbollistin që shpërtheu nën drejtimin e Conte-s.
Ndërkohë presidenti i Juventusit Andrea Agnelli po studion mundësinë për të lëvizur për rikthimin e Pogba-s dhe sipas raportimeve nuk ka ndjenjur duarkryq. Gjithsesi trajneri i Manchester United Solskjaer ka deklaruar hapur se Pogba nuk do largohet, por vetë futbollisti më herët është shprehur se në ‘Old Trafford’ nuk është i lumtur.
Sakaq 26-vjeçari vijon të jetë i dëmtuar si pasojë e lëndimit në gju, por në shkurt pritet rikthimi në fushën e lojës.