Aktori i njohur Burak Deniz është ndaluar mëngjesin e sotëm si pjesë e një operacioni të ri për përdorim droge ku përfshihen figura të njohura publike. Mes personave të arrestuar raportohet të jenë reperi Norm Ender, shefi i kuzhinës Somer Sivrioğlu, muzikanti Mert Demir etj.
Me urdhër të Kryeprokurorisë së Stambollit, personat e listuar më poshtë janë urdhëruar të shoqërohen për shkak të përfshirjes së tyre: Hafsanur Sancaktutan, Emir Can İğrek, Somer Sivrioğlu, Serra Pirinç, Ogün Alibaş, Utku Ünsal, Sinem Özenç Ünsal, Elif Büşra Pekin, Ahsen Eroğlu, Burak Deniz, Mert Demir, Emre Öztürk, Ender Eroğlu, Enes Güler.
Kryeprokuroria e Stambollit lëshoi një deklaratë zyrtare ku thuhej:
“Në kuadër të dosjes hetimore 2026/73811 të Prokurorisë sonë në Stamboll, është ndërmarrë një operacion ndaj individëve të njohur për publikun me akuzën e ‘Përdorimit të drogës për qëllime personale’. Ky aksion u realizua në koordinim me Drejtorinë e Krimeve Narkotike të Xhandarmërisë Provinciale të Stambollit.”
Më 9 prill 2026, u kryen kontrolle të simululuara dhe sekuestrime me qëllim kapjen e 14 personave të dyshuar për aktivitete të paligjshme, përfshirë blerjen, posedimin ose përdorimin e lëndëve narkotike dhe stimuluesve.
Deri më tani, 11 persona janë vënë në pranga, dy të dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër ndodhet jashtë shtetit.
Prokuroria bëri me dije se hetimet kundër krimeve që dëmtojnë shëndetin publik do të vazhdojnë me vendosmëri të plotë.
? #SONDAKİKA | Ünlülere Uyuşturucu Operasyonunda Yeni Dalga!
— Diplomatic War (@diplomaticwar) April 9, 2026
⁰▫️14 kişi daha gözaltına alındı.
⁰▪️Burak Deniz
▪️Ahsen Eroğlu
▪️Emir Can İğrek
▪️Norm Ender
▪️Mert Demir
▪️Hafsanur Sancaktutan
▪️Somer Sivrioğlu
▪️Serra Pirinç
▪️Ogün Alibaş
▪️Sinem Özenç Ünsal
▪️Elif Büşra Pekin… pic.twitter.com/xIGIFmSq2Q
Komente









