Operacioni 'Vjosa e pastër 3' në Fier, dëmtuan zonën e mbrojtur duke marrë inerte, 2 të arrestuar

TIRANË- Dy persona u arrestuan në fshatin Kafaraj, pasi u kapën në flagrancë duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete në shtratin e lumit Vjosa. Nw pranga kanw rwnw  D. T., 62 vjeç, banues në Frakull. dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se dy të arrestuarit janë kapur nga Policia, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete.   

Gjatë aksionit u sekuestrua dhe një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve. 

"Fier

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Vjosa e pastër 3". Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Vjosa e pastër 3", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier.

S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.  

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.  DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm", njofton policia. 

Lajm në përditësim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë