7 vite pa licencë, AKU pezullim dhe gjobë 2.2 milion lekë aktivitetit të italianit, 2 inspektorët nuk raportuan shkeljen (VIDEO)

TIRANË- AKU ka gjobitur me 2.2 milion lekë dhe ka pezulluar një aktivitet të një sipërmarrësi italian, që operonte pa licencë prej 7 vitesh dhe ishte burim shqetësimi për komunitetin. Subjekti i gjobitur dhe i pezulluar nga AKU quhej “Gioacchino Raia” (NIPT: L22002009H), ndërsa përfaqësuesi ligjor ishte italiani Gioacchino Raia. Në njoftim AKU bën me dije se fillimisht pas denoncimeve të marra nga një grup banorësh të një pallati në zonën e Kodrës së Diellit, kishin shkuar dy inpektorët L.A. dhe M.B. të cilët raportuan se subjekti inspektohej për herë të parë, pasi nuk ekzistonte në asnjë prej regjistrave të AKU dhe sipas inspektimit të tyre  aktiviteti zhvillohej përgjithësisht në përputhje me ligjin; si dhe përfundoi duke dhënë masën administrative “Paralajmërim”. Por megjithatë denoncimet vijuan dhe AKU ndërmori një tjetër kontroll nga isnpektorët S. C. dhe E C. ku më pas u zbulua edhe shkelja e madhe prej 7 vitesh e biznesit në fjalë.  

Në përfundim të ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 2.I.A – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz); produktet i tregtonte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).

Sipas AKU për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit masat administrative të mëposhtme:

a)” Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim aktiviteti duke mos disponuar licencën përkatëse,

b) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

c) “Gjobë” me vlerën  100,000 lekë për mos implementimin e sistemit të vetëkontrollit, si dhe

d) “Pezullimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

AKU njofton se me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU

Në fund Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje