Opozita bllokon foltoren, rrëzohen mes tensionesh dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për 'Zgjedhoren'! Berisha: Tinëzare! Bardhi: E paprecedentë

Opozita bllokon foltoren, rrëzohen mes tensionesh dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe për 'Zgjedhoren'! Berisha: Tinëzare! Bardhi: E paprecedentë

Kuvendi i Shqipërisë

Tensionet nuk kanë munguar as në seanncën e sotme plenare ku ishte parashikuar votimi i rezolutës së përbashkët për Kosovën. Në fund të seancës, Kuvendi ka rrëzuar me 70 vota dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe koncesionet ne shëndetësi. Gjithashtu është rrëzuar dhe kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit te Reformës Zgjedhore.

Konkretisht mazhoranca kaloi të gjitha nismat ligjore që kërkonin shumicë të thjeshtë votash dhe rrëzoi me 70 vota kundër kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave personale dhe me 71 vota kundër atë të kontratave publike në sektorin e Shëndetësisë. Po ashtu me 71 vota u rrëzua dhe projektvendimi për Reformën Zgjedhore.

Ish kryeministri Sali Berisha tha nuk ishte parashikuar votimi i kërkesave të opozitës, ndërsa e quajti një veprim vetëm tinëzar nga ana e kryeparlamentares, Nikolla. Një reagim ka pasur edhe nga Gazment Bardhi i cili nuk ndodhej në Kuvend pasi është përjashtuar për 10 ditë për shkak se në seancën e kaluar bllokoi foltoren së bashku me 7 deputetë të tjerë. Bardhi akuzon Kryeministrin Rama se ka marrë peng Reformën Zgjedhore, si dhe dënon rrëzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.

Në fund të seancës kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi se Gazment Bardhi nuk do të njihet më si kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Ai do të zëvendësohet nga Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Mero Baze: Një rezolutë dhe 100 rezultate

Rezoluta ishte e shkurtër, një paragraf. Të gjitha palët binin dakord të mbështesnin Rezolutën e Kuvendit të Kosovës rreth situatës në Veri, pas sulmit të 24 Shtatorit. Kjo është rezoluta më e shkurtër që ka miratuar Kuvendi jonë dhe ndoshta dhe më e sakta, sa I përket Kosovës, pasi të paktën gjetën kujt t'ia drejtojnë Rezolutën këtë radhë. Ja drejtuan si mbështetje Kuvendit të Kosovës.  

Përkundër rezolutës shumë të shkurtër, fjalimi I Edi Ramës ishte ndoshta më I gjati në atë Kuvend. Ai I hyri me rrënjë gjtihë qëndrimeve të tij për Kosovën për tia shpjeguar sallës dhe publikut.  Kaq duhej që të kuptoje pastaj që askush nuk kish dashur rezolutën por fjalimin e Ramës. Për atë ishte e gjithë beteja.  Por nëse Edi Rama e bëri të qartë se çfarë ka menduar në çdo kohë për Kosovën, madje dhe kur nuk ishte kryeministër gjithë kundërshtarët e tij, provuan se çfarë mendojnë për Edi Ramën dhe jo për Kosovën. I morën një nga një paragrafët e tij, dhe I nisën në luftë disa pro Vuçiqit, disa kundër Albinit, të tjerë kundër policit të vrarë në Kosovë, disa pro Milan Radoiçiqit, e kështu me radhë. 

Pra e vetmja gjë e qartë ishte se gjithë opozita jonë, nuk kishte ndonjë qëndrim të saj për Kosovën, por secili që fliste rrëmbente ndonjë paragraf nga qëndrimi I Edi Ramës e kthente në gurë dhe pastaj si të ishte pjesëtarë I Intifadës e vërtiste mbi podiumin e Kuvendit, me shpresë se do kapte Edi Ramën, ngaqë është i gjatë.. Fjalimet dëshmuan se sa mizorë është Kuvendi I Shqipërisë në raport me Kosovën, sa pak dhe sa sipërfaqësisht e njohin atë, sa të papërqendruar janë tek thelbi I problemit të Kosovës dhe mbi të gjitha sa pak e njohin dhe gjeografikisht, dhe personalisht Kosovën. Dhe ndonjë si Flamur Noka që ka një farë njohje se ka qenë në zyrat e UDB që më 1991 apo Berisha që ka 30 vjet që e përdor Kosovën për halle të veta, nuk ja dolën dot të flasin për Kosovën. 

Sikur Edi Rama të mos fliste aq gjatë aq hollësisht, dhe me aq shumë lëndë rreth zhvillimeve në Kosovë, kam frikë se aty nuk do të kishin çfarë të diskutonin, ngaqë nuk dinë asgjë për Kosovën. Rezoluta ishte një shpëtim për të gjithë, pasi nuk I turpëronte të futeshin në hollësira për situatën në Kosovë, ngaqë i ftonte të mbështesnin Kuvendin e Kosovës. Me një rezolutë tërësisht unanime dhe ata kishin 100 rezultate të ndryshme. Merre me mend, sikur ti lësh këta deputetë të formulojnë vet nga një qëndrim për Kosovën, çfarë mund ti bënin Kosovës. Dhe i vetmi moment kur u ngritën të tërbuar dhe rrethuan podiumin nuk ishte tradhtia e Edi Ramës ndaj Kosovës, por tradhtia e tij ndaj Gazmend Bardhit duke njohur Lulzim Bashën për kryetar PD. Aty nuk duruan më dhe ishin gati ti vinin zjarrin Kuvendit.

Ora 17:48
Rrëzimi i Komisioneve Hetimore, Berisha: Nikolla i futi në red ditë në mënyrë tinëzare

 

Pas miratimit të Rezolutës për Kosovën, kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore u futën në rend dite. Kuvendirrëzoi mëe votë ngritjen e komisioneve, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës për gazetarët tha se sot Rama përjashtoi opozitën nga parlamenti. 

"Pas çaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaçërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën.

Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën. Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo".

Ora 17:34
Bardhi: Rrëzimi i Komisioneve Hetimore, mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në parlament! Rama merr peng ‘Zgjedhoren’

1697124883_Bardhie1696505527512.jpg

Pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe nuk miratoi as ndryshimet për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim nga Gazment Bardhi.

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”, tha Bardhi.

Ora 16:44
VIDEO/ Opozita bllokon foltoren pas miratimit të Rezolutës për Kosovën, ndërhyn garda

 

Pas miratimit të Rezolutës për Kosovën, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nisi votimin për projektligjet që nuk u votuan seancën së kaluar, por opozita sërish ka bllokuar foltoren. Pavarësisht reagimit të opozitës projektligjet u votuan. Kështu Kuvendi ka rrëzuar dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla