Opozita bojkoton interpelancën
e Peleshit: Show i qeverisë/FOTO

Opozita bojkoton interpelancën<br />e Peleshit: Show i qeverisë/FOTO<br>
Ka nisur seanca e Kuvendit e kësaj të enjte me një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi. 

Kjo është interpelelanca e dytë që Braçe kërkon me Peleshin brenda pak javësh. Ndërkohë, ajo që bie në sy është mungesa e deputetëve të opozitës në Kuvend. Si PD ashtu dhe LSI nuk ndodhen në sallë të cilët nuk kanë preferuar të ndjekin debatin e Braçes me Peleshin.
parlamenti pa opoziten

deputetja

parlamenti bosh

(Vendet bosh, ulëset e opozitës në Kuvend)

Shqiptarja.com u interesua pranë selisë blu ku mori si përgjigje se "nuk bëhet fjalë për bojkot të punimeve të Kuvendit" dhe se "ligjvënësit e PD do jenë të pranishëm në sallë menjëherë pas interpelancës". "Nuk jemi dekor për interpelanca false. Do të jemi në Kuvend pas interpelancës. Interpelancat e shumicës janë show. Nuk do ndjekim teatrin e maxhorancës”, thanë burime pranë PD.

Menjëherë pas përfundimit të interpelancës, deputetët e opozitës, si të PD ashtu edhe të LSI, u futën në sallën e Kuvendit dhe vijuan debatet. Ndërkohë kujtojmë që seancën e sotme mungonte kryetari i PD, Lulzim Basha i cili ndodhet në një vizitë pune në Britaninë e Madhe. 

Rama "lë karrigen" e Kryeministrit, ulet pranë Felajt
Teksa Erion Braçe vijonte interpelancën me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshin, kryeministri Edi Rama ka lënë karrigen e Kryeminitrit në sallën e Kuvendit. Fotot e siguruara nga Shqiptarja.com tregojnë se Rama është ulur pranë ish-ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Paralelisht, vijonte debati me tone të forta mes Erion Braçes dhe ministrit Peleshi. Deputeti socialist denoncoi se Ministria e Bujqësisë i ka dhënë familjarëve të Balilit në 2016-ën 20 ha tokë. 
rama felaj
(Rama i ulur pranë Ermonela Felajt)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim