TIRANE- Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka mbledhur dje kryetarët e partive aleate për të vendosur në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë për seancën e ditës së sotme të Kuvendit, ku mazhoranca e majtë është e vendosur për të diskutuar programin qeverisës. Burimet brenda këtij takimi saktësojnë se është dalë me një qëndrim të përbashkët për të bojkotuar seancën e sotme të Kuvendit nëse socialistët dhe aleatët e tyre nuk tërhiqen nga vendimi për ta miratuar sa më shpejt programin.
Në këtë mënyrë është e sigurtë se deputetët e opozitë së bashkuar ditën e sotme nuk do të marrin pjesë në seancën parlamentare që fillon në orën 11.00 duke shënuar në këtë mënyrë dhe bojkotin e parë këtë sesion të ri, por jo të parin për PD dhe politikën shqiptare. Ndërkohë menjëherë pas takimit, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se opozita ka një qëndrim të unifikuar për të përdorur gjitha mjetet demokratike ndaj qeverisë ‘Rama’, për të mos lejuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar.
“Komunikimi konfliktual dhe refuzimi për transparencë është shenje e keqe dhe fillim jo i mbarë i mazhorancës. I japim mundësinë ta korrigjojë këtë gabim dhe i themi të tërhiqet nga ky akt që buron nga mungesa e seriozitet dhe përpjekja për të zhdukur transparencën. Nëse nuk reflektojnë opozita do të mbajë qëndrimin e unifikuar dhe të prerë për këtë akt të papranueshëm. Përgjegjësia është e mazhorancës. Bëjmë thirrje të shmangin konfliktualitetin dhe provokimet dhe ti kthehen normalitetit duke i siguruar kohën e nevojshme me kohën që kjo opozitë i ka dhënë opozitës që tashmë është në mazhorancë me qëllim që të kemi debat transparent. Qëndrim i unifikuar do thotë se ne jemi gati të marrim cdo hap për të mbrojtur parimet e shenjta të transparencës dhe llogaridhënies si dhe kontrollit parlamentar”, deklaroi Basha pas takimit.
Numri një i demokratëve tha se mazhoranca përdori gjuhën e konfliktualitetit me opozitën, e cila kërkoi kohë për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në lidhje me premtimet që socialistët i kanë bërë shqiptarëve. Basha i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga vendimi ndryshe do të përballet me reagimin e opozitës.
“Sjellja arrogante e përfaqësuesve të mazhorancës, refuzimi për të kryer detyrimin në raport me Kushtetutën dhe qytetarëve shqiptarë është një problem i çdo qytetari shqiptar, ne konstatojmë mungesë të theksuar serioziteti tek kryeministri i dekretuar që për më shumë se një muaj ka marrë kohë publike për të njoftuar lloj-lloj emërimesh të këshilltarëve seminare e konferenca të kabinetit në pritje pa bërë transparencën e programit. Sot u përdor gjuha konfliktuale me opozitën, në një kohë që kërkuam kohën e nevojshme për tu njohur me programin dhe për të përgatitur pyetjet në raport me premtimet. Shpresojmë që kjo opozitë të mos shtyhet në vendimmarrje nga mungesa e tolerancës e fryma e konfliktualitetit”, tha Basha.
I cili e ka pasur ditën e djeshme shumë të ngarkuar për shkak të takimeve intensive, ndërkohë që ka bindur aleatët për qëndrim të unifikuar, pa unifikuar akoma qëndrimin e vetë grupit parlamentar të PD.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com