Opozita braktis Konferencën për
Buxhetin 2017, PD: Propagandë

Opozita braktis Konferencën për<br />Buxhetin 2017, PD: Propagandë
Opozita ka braktisur punimet e Konferencës së Kryetarëve ku u vendos sot kalendari i shqyrtimit të Buxhetit për vitin 2017.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, tha se vendimi u mor në shenjë proteste ndaj Qeverisë që bën propagandë përmes sukseseve të paqena ekonomike, ndërkohë që duhet të ishte në terren në ndihmë të të përmbyturve.

‘’Nuk mund të jemi pjesë e kësaj Konference sepse kjo qeveri jo vetëm nuk qeveris, por vazhdon dhe bwn propagandë dhe show pas show. Edhe këtë konferencë duan ta përdorin për t’i bërë propagandë shqiptarëve, të cilët janë në pikë të hallit’’ është shprehur Paloka. 

Pas përfundimit të Konferencës, Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe u kundërpërgjigj duke kujtuar se e ksihte kaluar natën në zonën e tij elektorale, dhe jo si Paloka në hotel.

Ndërkohë që Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se drafti i vitit 2017 është Buxheti i rritjes së pagave e pensioneve e uljes së borxhit.

‘’Kalendari është paraqitur sot dhe natyrisht votohet në seancë plenare. Sa për pjesën tjetër kur ka një situatë emergjence, unë kam ardhur në mes të natës nga zona ime elektorale ndërsa zoti Paloka ka qenë në hotel’’ ka deklaruar Braçe.
 
‘’Buxheti i vitit 2017 është buxheti i rritjeve të pagave dhe pensioneve. Ky buxhet vazhdon të mbështesë rritjen ekonomine prej 3.8%’’, është shprehur Ahmetaj.

I pyetur në lidhje me përmbytjet, ministri Ahmetaj tha se në të gjitha buxhetet e dikasteree përkatëse janë parashikuar fonde për situata emergjence.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS