Duartrokitjet për konsensusin pas miratimit të akteve nënligjore për dekriminalizimit, nuk zgjatën shumë.Opozita braktisi sallën duke bërë të qartë se maxhorancës I duhej të përmbushte ende 3 kushte të tjera të saj në mënyrë që të rikthente marrëdhënien normale në kuvend.
Për ish kryeministrin Berisha tashmë niste një faze e re të cilën e etiketoi si “ më shumë se bojkot”
“Kjo e sotmja është më shumë se bojkot, të gjitha opsionet janë të hapuara, është i hapur edhe dezintegrimi i Parlamentit”- është shprehur ish kryeminsitri Sali Berisha pasi deputetët e opozitës braktisën sallën.
Largimi me ligj i Armando prengës, dërgimi në kushtetuese për interpretim I ligjshmërisë së mandatëve të depueteve kokëdhima, leskaj dhe suli , të cilët akuzohen për përfitim fondesh publike. Si dhe mos bllokimi i komsioneve hetimore të kërkuara nga opozita, janë 3 kushtet e tjera me të cilat opozita kushtëzon praninë në kuvend.
Por sipas Pandeli Majko bëhet fjalë për një pretekst për të mos votuar Reformën në Drejtësi. Nga ana tij kryetari i kuvendit, deklaroi se kushtet do të shqyrtohen, në përputhje të rregullores, por pa ultimatume.
Ai ka komentuar pa humor kërcënimin e Berishës se do të braktisë kuvendin, duke e quajtur atë si elementin që e bashkon atë me Ramën.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO