TIRANE-Opozita u largua nga Kuvendi pas një debati më shumë se dy orësh ku akuzoi mazhorancën se ka vendosur në Parlament antikushtetutshmërinë.
Gjatë qëndrimit në Kuvend salla e parlamentit u ndez sërish në debate mes opozitës dhe mazhorancës. Demokratët vijuan të kërkojnë kthimin e kushtetueshmëri së Kuvendit, sipas tyre të thyer me shkarkimin e kryeinspektores Zana Xhuka. Para largimit nga salla deputetët e PD-së goditën tavolinat, me qëllim që të mos lejonin deputetët e mazhorancës të merrnin fjalën. Kreu i Parlamentit i tha se "ata mund të protestonin por jo të prishnin kompjuterat e sallës së Kuvendi"
Kryetari i Parlamentit, Meta ironizoi qëndrimet e sotme në Kuvend të deputetëve PD duke thënë se ata po mbanin një antimiting ndaj Bashës pasi ky i fundit nuk i lejoi të flisnin në protestën e 20 shkurtit para Kryeministrisë.
“E kuptoj që keni ardhur për antimiting që e keni për kryetarin e partisë tuaj që nuk ju dha fjalën te sheshi. Më gjeni mua tolerant e vini këtu të shkelni rregulloren.Mitungu i javës së kaluar ishte vërtet unik sepse për herë të parë nuk foli asnjë deputet i PD-së. Nëse ju duket normale kjo?! " - tha Meta.
“Nuk bëjmë antimitingje por mbrojmë të drejtat e qytetarëve”- u përgjigj kreu i grupit PD, Edi Paloka.
Deputeti i PS-së Erion Braçe tha se ekonomia është e zaptuar nga sekserët e Sali Berishës dhe ky i fundit duket të gjykohet në Hagë si Janukoviç.
Meta informon se presidenti italian, Napolitano do të vizitojë Tiranën më 4-5 mars. Ndërkohë jashtë Parlamentit të larguarit nga administrata protestuan kundër shkarkimit të tyre. Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli kërkoi të lejohen të hyjnë brenda në seancë protestuesit.
Në fund të seancë u miratua me 74 vota pro pr.ligji «Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose midis organizatave ndërkombëtare”, 1986” .
Me 77 vota pro u miratua Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e “Programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare”.
ORA 13:00 BRAÇE: EKONOMIA ËSHTË E ZAPTUAR NGA SEKSERËT E SALI BERISHËS

“Sot e dëgjova Sali Berishën tëfliste këtu jo vetëm për krime por dhe për ekonomi. Si përher ka shpifur dhe kaq, e nuk ka guxuar të përballet me të vërtetën. Ç’ka ndodhur me kompanitë e kafeve?. Kam të dhënat e kompanive. Janë 4 kompani kafesh.
"Kompania e Sali Berishës ka që nga 2009-2013 që ka paguar 0 lek mbi tvsh.Kompani zotërohet nga një biznesmen të cilit monopolin ia ka dhënë Sali Berisha. Ky është problemi në këtë vend. Imagjinoni që kompanitë e tjera paguajnë, ndërsa ajo e Sali Berishës nuk paguan, përkundrrazi merr lekët të cilat paguajnë kompanitë e tjera.”-tha Braçe.
“Ka një protestë të sipërmarrësve të duhanit sepse i ka detyruar Sali Berisha që të gjithë të paguajnë për pullat fiskale tek sipërmarrësi i Sali Berishës.”-vazhdon socialisti.
“Për shkak se Sali berisha i ka dhënë monopolin edhe një kompanie tjetër për kontrollin e automjeteve, njerezit janë të detyruar të paguajnë shumëfish. Sali Berisha i merr paratë, tek biznesmeni të cilit i ka dhënë monopolin e kontrollit të automjeteve”.-shtoi Braçe
“Një kompani tjetër është kompania e skanimit të kontenierëve. Për skanimin e kontenierëve, 74mln euro është garancia nëse ne si qeveri do të prishim kontratën e këtij biznesi, e cila cënon të gjithë fasionistët e vendit, kompani sigurisht e zotëruar nga sekserët e Sali Berishës”-deklaroi deputeti duke shtuar se "Rasti i Janukovicit është i qartë, ai do të gjykohet në Hagë dhe ky duhet të gjykohet në Hagë"
ORA 12: 45 DEPUTETET PD LARGOHEN NGA KUVENDI, TE RIKTHEHET KUSHTETUTSHMERIA
Deputetët opozitës u larguan nga salla e Parlamentit duke lënë vazhdën e debateve në sallë, në heshtje për momentin. Në dalje të Parlamentit Kryetari i Grupit Parlamentar të demokratëve Paloka i është drejtuar mikrofonave të medias.
“Absolutisht, ne e bëmë të qartë se ne do jemi në parlament gjithë kohën, duke i kërkuar mazhorancës që të kthehet në ligjshmëri. Nuk kemi vendim për t’u larguar nga parlamenti. Por mesa duket mazhoranca me atë arrogancë që vepron ndaj qytetarëve, ndaj protestuesve,ndaj shoferëve të furgonave,ndaj punonjësve të larguar nga puna, me po këtë arrogancë ka vendosur të përballet në Parlament, duke mos pyetur për ligj, për Kushtetutë.-u shpreh Paloka.
Sipas demokratit Paloka, kryeministri i vendit duhet të kuptojë se “1 milion shuplakat” janë sot për atë.
Ato 1 milion shuplakat që ka qef t’i përmendi Rama le të shkojë t'i provojë sot jashtë parlamentit.Ne do t'i bashkohemi qytetarëve. Rama që është trim dhe i fortë le të shkojë të përballet me ta. Ne nuk u larguam. Ne kërkuam për më shumë se një orë që parlamenti të kthejë procedurat antikushtetuese. T’i kthejë presidentit postin e tij. Të enjten e shkuar nuk u shkarkua vetëm Xhuka po dhe Presidenti,u shkarkua roli dhe kompetencat e tij.”-deklaroi demokrati.
ORA 11: 50 BERISHA: SOVRANI NE PROTESTE PO BEN PLUHUR PUSHTETIN TUAJ
“Cdo e bëni ju me pushtetin tuaj? Ai sovran që eshte aty ai ne protestë,ai Sovran që ishte në protestën e shkurtit e bën pluhur pushtetin tuaj. Ju që ndërseni polic si langoj ndaj qytetarëve duke i vënë gjoba. A e kutoni ju që kështu rrisni urrejtjen e shqiptarëve? A e dini ju që ky zotëri dërgon sekserët e tij për të kompromentuar zyrtarët e shtetit? Ky rregjim po humbet legjitimitetin me një shpejtësi të rrufeshme.”- tha Berisha.
ORA 11: 53 TOPALLI: RAMA, KRYEMINISTER I PAFYTYRE, LINI PROTESTUESIT TE HYJNE BRENDA
Deputetja e PD-së Jozefina Topalli kërkon që të lejohen protestuesit para parlamentit të hyjnë brenda në seancë. "Mos fol para shpinës time. Bëju burrë e fol para meje. Kryeministri gjithë kohet zgërdhihet. Je kryeministri më pafytyrë që mund të ekzistojë. Mos fol pa leje. Ju kerkoj zyrtarisht që të lejoni të hyjnë në Pparlament.Kjo është shtëpia e tyre."
ORA 11: 00 PALOKA: KTHENI KUSHTETUETSHMERINE
“Ktheni Kushtetueshmërinë Kuvendit. Ktheni mbrapsht procedurën e kaluar për shkarkimin e Zana Xhukës. Kë insituticion kemi shkarkuar ne pa mbaruar mandati? Kë dhunuam? Tërhiquni. Është thirrje e sinqertë, sa nuk është vonë. Riktheni këtë Parlament në kushtetuteshmëri. Jeni përballë një situatë vërtetë të rëndë. Mos vazhdoni me situatë të zakonshme, sepse nuk është e tillë. Tërhiqni vendimin që keni marrë dhe merrni vendimin e duhur”- tha Paloka.
ORA 10:26 OPOZITA NUK DO BOJKOTOJE KUVENDIN
Opozita nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit por do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të. Gazetari Arbër Hitaj informoi nga selia blu vendimin e marrë në mbledhjen e Grupit PD që u mbajt sot para se të nisë seanca plenare.
Gjatë seancës së Kuvendit opozita do të ngrejë kauzat e saj për të cilat pretendon se Palarmaneti është kthyer në një vend ku shkelet ligji dhe Kushtetuta.
Në mbledhjen e grupit PD ka qenë i pranishëm edhe Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.
Në rend të ditës janë vetëm dy projektligje për tu hedhur në votim dhe interpelanca me ministren e Arsimit e kërkuar nga deputetët të LSI, pritet që të djathtët të shfrytëzojnë këtë hapësirë për të akuzuar mazhorancën si dhe për të shprehur qëndrimin e tyre për marrëdhëniet që do të kenë me Kuvendin.
10:09 MBLIDHET GRUPI PD
Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur rreth orës 09:45 minuta për të përcaktuar qëndrimin që do të mbajë seancën e sotme, nëse do të bojkotojë punimet e Kuvendit apo jo.
Redaksia Online
(sg/ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com