Opozita dhe mazhoranca takohen
 për çështjen e demarkacionit

Opozita dhe mazhoranca takohen<br /> për çështjen e demarkacionit
Përfaqësues e pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të ambasadorëve që janë të akredituar në Kosovë kanë pasur një takim sot ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Një burim ka treguar në kushte anonimiteti për Indeksonline temën e takimit dhe pjesëmarrësit që kanë qenë.

Në këtë takim kanë qenë zyrtarë të lartë të AAK, NISMA-s, PDK-së dhe LDK-së, por jo edhe të Vetëvendosjes.

Ardian Gjini dhe Blerim Kuçi kanë qenë nga AAK-ja. Bilall Sherifi dhe Jakup Krasniqi nga Nisma. Adem Grabovci dhe Xhavit Haliti nga PDK-ja, ndërsa nga LDK-ja ka qenë vetëm Arban Abrashi, ndërsa Lutfi Haziri e ka anuluar takimin.

Në takim kanë qenë po ashtu ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, ambasadorja e Francës Marsye Daviet, përfaqësues të ambasadës amerikane, ambasadori i Norvegjise dhe ai i Zvicrës.

Po ashtu në takim ka qenë nga shoqëria civile Naim Rashiti.

Temë qendrore e diskutimit ka qenë demarkacioni me Malin e Zi.

“PDK-ja dhe LDK-ja ka pasur përplasje për demarkacionin. Xhavit Haliti ka thënë se nuk e voton këtë demarkacion sepse nuk mund të shkojë më në vend të vetin, Pejë. Ndërsa Abrashi e ka mbajtur qëndrimin që demarkacioni është në rregull”, ka thënë burimi për Indeksonline.

Një prej arsyet të këtij takimi ka qenë edhe përkrahja për opozitën nga lobi shqiptaro-amerikan.

Ndërsa demarkacioni me Malin e Zi, sipas këtyre zhvillimeve të fundit do të dështoj, për shkak edhe të refuzimit të një pjese të deputetëve të pozitës. 

Ndërsa pozitës është duke iu shtuar presioni ende edhe nga shoqëria civile.

Ky takim ka qenë në vazhdën e takimeve që i ka pasur opozita më përfaqësuesit ndërkombëtar.

Takimi ka ndodhur me ndërmjetësimin e një organizate të huaj në Kosovë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt