Presidenti Ilir Meta ka komentuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, propozimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve. 

“Unë kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në çdo rast në demokraci, pavarësisht nga standardet e demokracisë, apo parlamentit, edhe demokracitë më të zhvilluara kanë problemet e tyre. Nuk mërzitesh po të them që nuk jam dakord me këtë ide”, u shpreh Meta duke iu drejtuar gazetarit Ilir Babaramo. 

Berisha bëri një propozim të tillë pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, zgjedhje e cila u kontestua nga opozita. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com