TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur edhe një herë vlerësimin e saj të madh për ecurinë e punës së SPAK në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ajo ka inkurajuar Prokurorinë e Posaçme që të vazhdo në rrugën e nisur dhe shprehur mbështetjen e SHBA-ve në mbështetje të reformës në drejtësi.
"Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese - një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbaj kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. Flamuri i Shteteve të Bashkuara është me njerëzit e Flamurit të Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!", shkruan në Tëitter ambasadorja Kim.
Kjo mbështetje e hapur dhe e drejtpërdrejtë e SHBA-ve vjen pas akuzave të njëpasnjëshme të PD-së dhe eksponentëve të tjerë të opozitës në drejtim të SPAK për zvarritje të hetimeve.
Mire ben qe i inkurajon, por ata shumica jane te paafte dhe po i mbajne shume veta pa prova duke u shkelur te drejtat dhe lirite themelore te mbrojtura me Kushtetute dhe ne ku dershtim me ligjin penal. Nje pyetje Zonja Ambasadiore, Kush i kontrollon ata per shkeljet e renda qe po bejne ne koken e tyre se u be kohe qe gjykatat bejne cfare u teket prokuroreve te Spak dhe kjo eshte e rrezikshme ne Demokraci!!!
Përgjigju