Opozita e Bashkuar në Elbasan, Duka: Nuk është faji i opozitës që s'është garantuar vota e diasporës! Koalicione parazgjedhore

Opozita e Bashkuar në Elbasan, Duka: Nuk është faji i opozitës që s'është garantuar vota e diasporës! Koalicione parazgjedhore

Pasditen e sotme në Elbasan Opozita e Bashkuar ka organizuar mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan, ku morën pjesë shumica e liderëve të Partive të Djathta si edhe Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste etj. Ndër figurat kryesore në këtë takim të Opozitës së Bashkuar ishin të pranishëm , Flamur Noka ,Fatmir Mediu, Petrit Vasili , Edmond Haxhinasto, Arjan Madhi, Luçiano Boçi etj si edhe Deputetet e Rithemelimit nga ky Qark, Zheni Gjergji e Qani Xhafa së bashku me  drejtuesit e degëve të Rithemelimit nga shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.

Koordinatori i Opozitës së Bashkuar Agron Duka u shpreh se është koha që të gjithë ne duhet tu shpjegojmë shqiptarëve që nuk është faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e Diasporës. Dhe duhet që të kemi koordinator të Opozitës së Bashkuar në çdo Qarku.

Fatmir Mediu në këtë mbledhje u shpreh se detyra e opozitës është ti japë vlerë parlamentarizmit.

“Duhet të dalim me një plan të qartë politik. Të paraqesim planin për të rikthyer koalicionet zgjedhore”, tha Mediu.

Petrit Vasili thkesoi se shpresa për të gjetur zgjidhje të problemeve me këtë shtet nuk ekziston.

“Opozita e bashkuar ka objektiv rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Vasili.

Të pranishmit në mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan kërkuan një sistem zgjedhor në bazë të katër rajoneve, koalicione parazgjedhore dhe lista të hapura.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion