Opozita e Kosovës në protestë
kundër Komunës së Prilluzhës

Opozita e Kosovës në protestë<br />kundër Komunës së Prilluzhës
Tre partitë opozitare në Kosovë kanë protestuar sot në qytetin e Vushtrrisë, kundër themelimit të Komunës së Prilluzhës.
 
Themelimi i kësaj komune, sipas partive opozitare është një pazar i ri i Qeverisë së Kosovës, për ta ruajtur pushtetin e vetë duke e rrezikuar e copëtuar Kosovën.

Sot kemi një regjim diktatorial, që dënon për fjalën e lirë, që thërret në Gjykatë aktivistë për flamurin kombëtar, dëbon bashkëkombësit tanë, dhe dëshiron ta izolojë Kosovë edhe në raport me Shqipërinë. Me idenë për themelimin e Komunës së Prilluzhës, “Zajednica” që po duan ta krijojnë Mustafa e Thaçi, do të zgjerohej edhe më shumë, duke mundësuar kështu kontrollin e Serbisë edhe mbi bazenin e thëngjillit që gjendet në atë pjesë të Kosovës” kanë thënë në protestë organizatorët.

Në protestën e sotme, nën brohoritjet “Poshtë ‘Zajednica’”, “Poshtë Qeveria”, “Isa-Hasha Esat Pasha”, e të ngjashme, opozita thotë se, i’ua ka bërë edhe njëherë të qartë qeveritarëve se marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit janë marrëveshje që e cenojnë rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. 

Qytetarët e Republikës së Kosovës as nuk duan, as nuk pranojnë, e as nuk do të lejojnë që territori dhe pasuritë e tyre të kontrollohen nga Serbia dhe të kontrollohen kundër Republikës së Kosovës. Qeveritarët kanë vendosur që ta përdorin pushtetin e tyre për ta shkatërruar Republikën dhe për ta varfëruar popullin e Kosovës. E populli i Kosovës ka vendosur njëherë e përgjithmonë që Republikën nuk e jep, dhe resurset e pasuritë e veta do t’i mbajë për mirëqenien e vetë” kanë shtuar ata.

Në protestë ëhstë theksuar se, nuk ka Komunë të Prilluzhës në Kosovë. Nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë. Nuk do të falë Kosova territore duke theksuar se, protestat do të vazhdojmë deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj Qeverie antikushtetuese.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor