TIRANE- Kreu demokrat Lulzim Basha, ka pranuar tashmë ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për zgjidhjen e ngërçit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu në këtë mënyrë fundviti do të shënojë edhe fundin e bojkotit të opozitës ndaj institucionit të Kuvendit. Sipas gjasave, seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar mesa duket do të shënojë kthesën e opozitës pas mëse 5 muajsh bojkot ndaj punimeve në Kuvend.