Opozita greke: Athina duhet të votojë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Opozita greke: Athina duhet të votojë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

Jorgos Koumoutsakos

Shqipëria në qershor pret hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Por, shqetësim për momentin nuk paraqesin vetëm cështjet e brendshme, por edhe opozita e vendit fqinj, Greqisë.

Deputeti Jorgos Koumoutsakos, pjesë e partisë më të madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” i konsideruar si ministri i Jashtëm në hije është shprehur kundër Shqipërisë. Ai ka deklaruar se qëndrimi i Athinës zyrtare në raport me Shqipërinë duhet që të jetë në varësi të trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri.

“Greqia nuk duhet të japë miratimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket të bëjë që qeverinë greke të mos e japë miratimin" tha ai.

Deklarata duket se është e motivuar pasi vjen në prag fushate në vendin fqinj. Ndërkohë që ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje opozitës shqiptare që të mos digjte mandatet dhe të heq dorë nga protestat e dhunshme, pasi po dëmton integrimin duke rrezikuar seriozisht negociatat.

Faksimile e lajmit ne mediat greke

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali krimineli: 24/02/2019 19:13

    Po ky pse doli? Po sa te jem une gjalle more djale ketu do behet cfare te thoni ju dhe te tjeret.per ate pune nuk po punoj une 28 vjet?Po mandatet pse i dogjem ne?per te bere rremuja.per ta djegur kete vend,ne si parti simotra fashiste qe jemi do bejm cmos qe ky vend mos te behet,ju pollet agimin e arte se nuk dilni dot hapur qe jeni parti fashiste qe doni ti mbani gjerat peng me te gjithe fqinjet ,por ketu jemi ne fashitet e tjere me ide komuniste qe i vem flaken sa hera te na i kerkojn fqinjet tane te dashur.ne nuk duam as eyrope e asnje gje .kemi dhe shume leshko dhe kafshe me vete qe na vine mbas si qent,.Tani po u kerkojm socialisteve qe te rrezojn RAMEN se ndryshe do ta heqim zvarre ose do ta pushkatojm se ne demokraci pushteti meret me dhune dhe jo me vota te popullit,mos degjoni se cbehet ne bote se ata nuk dina nga demokracia.demokraci eshte ajo qe them une dhe behet ajo qe dua une ne mneyre demokratike,thjesht po kerkojm kutj ti veme gishtin ta bejm kurban per te marre pushtetin.i kemi gati ato minat per tensionin e larte.mos kini merak o fqinje te dashur simotra fashiste se ne nuk futemi ne evrop sa te kami ju dhe verioret dhe rusin.po amani shikoni se mos na i fusin me shume ata te amerikes se vizat na kane hequr.nuk kemi nevoj ne te vemi andej sa te kemi pasurin dhe ato qena dhate per detin qe ju dham.Rroft demokracia qe themi ne partit simotra fashiste

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 24/02/2019 19:01

    Ade vre ksekouliara dhen pas na gamithis?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve