Opozita homazh për 21 janar:
Prokuroria të zbardhë vrasjet
Aleatët e majtë do ti bashkohen Partisë Socialiste për tu bërë pjesë e ceremonisë homazh që do të zhvillohet të shtunën më 21 janar në kujtim të 4 demonstruesve të vrarë. Në emër të partive aleate të majta, Preç Zogaj i bëri sot thirrje të gjithë qytetarët t'i bashkohen homazheve për të bërë të mundur nxitjen e prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë.
TIRANE- Aleatët e Partisë Socialiste do të jenë pjesë e ceremonisë homazh që do të zhvillohet të shtunën më 21 janar në kujtim të 4 demonstruesve të vrarë.
Në një takim të zhvilluar sot paradite me kryetarin e PS-së, Edi Rama në selinë rozë është rënë dakord që partitë më të mëdha të koalicionit opozitar ti bashkohen homazhe që do të mbahen të shtunën në orën 11.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
"Një vit më parë në 21 janar humbën jetën 4 dëshmorë, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi e Aleks Nika të vrarë nga plumbat e qeverisë vetëm e vetëm sepse protesuan kundër pushtetit të Berishës. Kjo ngjarje e dhimbshme në historinë e vendit ka shënuar me njollë turpi demokracinë shqiptare, ndaj partitë e koalicionit opozitar kanë kërkuar që drejtësia të thotë sa më parë fjalën e saj për këtë ngjarje tragjike, ku u vranë 4 protestues paqësorë me duar në xhepa" - thuhet në njoftimin për shtyp të selisë më PS.
Takimi i Kryetarit të PS me krerët e partive aleate të PS ka zgjatur më shumë se një orë dhe më pas koordinatori i opozitës, Preç Zogaj i bëri sot thirrje të gjithë qytetarët t'i bashkohen homazheve për të bërë të mundur nxitjen e prokurorisë për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë.
“Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të marrin pjesë në homazh për të nxitur prokurorinë për zbardhjen e tragjedisë, dhe shlyerjen e kësaj njolle historike për demokracinë shqiptare. Përshëndes qëndrimin e trojkës e cila me deklaratën djeshme i konsideroi të pafajshëm të vrarët. I vetmi faj i tyre ishte se morën pjesë në një demonstratë të thirur nga opozita kundër varfërisë dhe korrupsionit”- Tha Preç Zogaj menjëherë pas përfundimit të takimit që u zhvillua mes aleatëve të majtë dhe liderit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Në takimin e zhvilluar pranë selisë PS, morën pjesë dhe drejtuesit e partive të vogla të majta Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Petro Koçi, Skënder Gjinushi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39