Opozita i jep fund bojkotit, çon
emrat në Komisionin e Drejtësisë

Opozita i jep fund bojkotit, çon<br />emrat në Komisionin e Drejtësisë
TIRANË - Partia Demokratike ka vendosur të thyejë bojkotin dhe te bëhet pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Këtë të martë Partia Demokratike i ka dërguar emrat e anëtarëve të saj, Kuvendit të Shqipërisë të cilët presin tashmë vetëm miratimin në seancës plenare të ditës së enjte.
 
Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani,  Gent Strazimiri dhe Fatmir Mediu do të jenë anëtarët e këtij komisioni.
 
Ajo çka bie në sy është se shumica e këtyre anëtarëve janë pjesë edhe e komisionit të posaçëm për dekriminalizimin.
 
Qysh nga muaj dhjetor kur u konstituua komisioni për reformën në drejtësi e deri më tani Partia Demokratike nuk mori pjesë në asnjë seancë të  tij, fillimisht për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare, marrë shkas nga sherri mes deputetëve Strazimiri-Ndreu dhe Ndoka. Komisioni i posaçëm për kryereformën e vendit tashmë është në fazën atë të rekomandimeve të ekspertëve pas gjetjeve të evidentuara prej tyre. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)