Një grup deputetësh të opozitës parlamentare kanë thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Interpelanca është futur në rendin e ditës të seancës së sotme parlamentare. 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Teatri do të rindërtohet me të njëjtin projekt, por  në një vend tjetër.  Ndërsa opozita e konsideron shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të kushtetutës dhe interesit publik.