Interpelanca për Teatrin, Hajdari: Je bërë si Gruevski që rrafshoi Shkupin! Rama: I kam mbaruar fjalët e mia, sot flas me fjalët e Ndrenikës, Arbanës...(VIDEO)

Shembja e Teatrit Kombëtar është shndërruar në një mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës brenda dhe jashtë parlamentit. Për të marrë më shumë informacione, opozita e re zhvilloi një interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Me akuza dhe replika, interpelanca zgjati 30 minuta, ndërsa ne emër të opozitës interpelanca u mbajt nga deputetja Rudina Hajdari.

Sipas Hajdarit, kryeministri është i fiksuar me truallin e Teatrit, ku kërkon të ndërtojë kulla. Teksa bëri një krahasim me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, Hajdari tha se Tirana po betonizohet, ndërsa shembjen e Teatrit Kombetar e quajti një akt barbar.

"E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kullat? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Jeni në shndërruar në një Nikola Gruevski. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat" tha Hajdari. 

Nga ana e tij, kryeministri Rama zgjodhi t'i përgjigjej deputetëve të opozitës së re që me fjalët e aktorëve të cilët janë renditur pro teatrit të ri. Kreu i qeverisë citoi Robert Ndrenikës, Arben Derhemin, Luftar Pajën, Altin Bashën, Enver Petrovcin, Bruno Shllakun të gjithë njëzëri që kërkojnë një godinë të re.

"Unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin, nuk kam asgjë për të thënë dhe do të shfrytëzoj për të lexuar fjalët e atyre që kanë bërë teatrin, që janë teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrit dhe kur e nisën as ju, as ata të tjrët që tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit, jo vetëm që nuk ishit aty po ju ishte thënë që të mos guxoni të jeni aty", iu përgjigj Rama.

Mes kryeministrit Rama dhe deputetes Rudina Hajdari nuk munguan as batutat.

VIDEO/Interpelanca e plotë me kryeministrin Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Ruçi i ndërpret fjalën/ Rama: Gramoz, edhe dy minuta...e shfrytëzon kohën për batutë me deputetin 'donzhuan' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk mundi të përfundonte replikën e tij me deputeten Rudina Hajdari për shembjen e Teatrit. Ai ka kërkuar kohë, të cilën e mori vetëm pas disa 'lutjesh dhe batutash'. Megjithatë, atë 1 minutë e shfrytëzoi për t'i kthyer përgjigje deputeti Kostaq Papa, i cili kërkonte më shumë kohë për opozitën.

Rama: Gramoz, edhe dy minuta
Ruci: Por, nuk transferohet koha zoti kryeministër, hapja dhe 1 minutë
Hajdari: Jepja edhe minutat e mia
Ruci: Hape IT, hape
Rama: Gramoz shumë faleminderit, e more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në kuvend.

Ora 10:53
Ramës i mbaron koha në Kuvend/ Hajdari: Do të jepja unë 3 minutat e mia, se je bërë për ujë të ftohtë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk mundi që të përfundonte replikën e tij në tre minuta. Kjo gjë është kaluar me batutë nga deputetja opozitës së re, Rudina Hajdari, e cila tha se nëse do të lejohej do t'ia jepte kohën e saj, me argumentin se "Rama është bërë për ujë të ftohtë".

"Doja t'jua jepja edhe tre minutat e mia, sepse ishit bërë për ujë të ftohtë. Teatri duhej diku tjetër dhe ajo aty. Ne duhet ta kishim ruajtur si monument kulturor. Por ju ja keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij qyteti", tha Hajdari.

Ora 10:51
Interpelanca me Ramën, Hajdari: Keni dashur të merrni edhe Teatrin e Kukullave (VIDEO)

Rudina Hajdari në replikë me kryeministrin Rama u shpreh se kërkon që ti përçajë artistët. Sipas saj, kur Rama ka qenë kryetar bashkia ka tentuar të marrë edhe Teatrin e Kukullave, por u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

"Zoti Rama ju i përçatë artisët. Çështja këtu është a duhet t'i ruajmë këto vlera kulture? Këtu ndahet bota civile nga ajo barbare. Është një opsesioni juaj dhe e keni thënë para një seance. Unë nuk dua të bëj prokuroren. Por uroj që ti të jesh një ditë tek banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra.  Ju zoti kryeministër në 2000 keni qenë kryetar bashkie jeni munduar për të marrë atë truall. Por në pikën 4 të këtij vendimi thuhet se këto monumente duhet të ruhen. E dini ju që nga 2000-2017 nuk është bërë asgjë për atë teatër. A mos është bërë kjo në mënyrë të qëllimshëm. Nuk ka mundësi që në 17 vite të mos vihet dorë, ndërkohë që ka qenë i mbrojtur me ligj.  Akti tjetër që keni bërë është se sapo keni ardhur në qeveri, e keni përgjysmuar këtë qendër historike. Pse e keni dashur atë truall. Kur erdhi puna tek teatri ju prekët shumë njerëz.  

Rezulton dhe një gjë tjetër që keni bërë zoti kryeministër. në vitin 2000 ju keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar. E ka bërë sepse ka qenë në kundërshtim të kushtetutës. Teatri Kombëtar është institucion që duhet të mbrohet me ligj dhe nuk i transferohet bashkisë me VKM. Edhe këtu jeni në shkelje. Ky opsesioni juaj do ju kushtojë rëndë. Është një shprehje që thotë: Ai që do të kontrollojë të tashmen do të kontrollojë të shkuarën dhe ai që do të kontrollojë të ardhmen. Ju po kontrolloni të tashmen sepse keni opsesion me të kaluarën. Por ata artistë që duan të ruajnë të shkuarën duan të mbrojnë të ardhmen", u shpreh Hajdari. 

Ora 10:49
Rama: Teatri, dalja nga Kuvendi, 'Astiri'...na doli që Luli e ka hallin te Reforma Zgjedhore (VIDEO)

Në 3 minutat e tij, kryeministri Edi Rama ka lexuar një koment të një demokrati në Facebook, sipas së cilit e thotë qartë se i gjithë problemi i kryedemokratit Lulzim Basha është Reforma Zgjedhore.

"Po e shfrytëzoj këtë replikë për t'iu lexuar një koment nga Facebook të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë Sheksiriane të shembjes së karakatinës Italiane shkruante këtë koment:  Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrohet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, oburra revoltë popullore. Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata që bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë oburra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans. U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nat që Edvini tu u kthye nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dhe teatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore", tha Rama.

Ora 10:36
Rama 'flet në Kuvend' me deklaratat e artistëve pro Teatrit: I kam mbaruar fjalët e mia, aty duhet të vinte era parfum, jo PD! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që t'i kthejë përgjigje deputetëve të opozitës së re që i kanë kërkuar interpelancë për Teatrin, me fjalët e aktorëve të cilët janë renditur pro teatrit të ri. Ai ka cituar Robert Ndrenikës, Arben Derhemin, Luftar Pajën, Altin Bashën, Enver Petrovcin, Bruno Shllakun të gjithë njëzëri që kërkojnë një godinë të re.

"Unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin, nuk kam asgjë për të thënë dhe do të shfrytëzoj për të lexuar fjalët e atyre që kanë bërë teatrin, që janë teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrit dhe kur e nisën as ju, as ata të tjrët që tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit, jo vetëm që nuk ishit aty po ju ishte thënë që të mos guxoni të jeni aty. Në krye të asaj proteste nuk ishin 2 Budina, por Ndrenika dhe Derhemi. Po sjell fjalët e protestuesve të vërtetë, jo të aktorëve politik që luajnë Teatrin e tyre, te unaza e re, e vjetër apo aty ku bashkohen 2 unazat.

"Mos më kryqëzoni kam qenë dhe jam për një Teatër të ri dhe bashkohor që ka për detyrë ta bëj shteti, paratë t'i marrë ku të dojë", citon Ndrenikën.

"Me protestuesit e vërtetë është zhvilluar dialog, trupi i artistëve vendosën se duhet të ishin në dialog, të mos preket trualli dhe të shpallej një konkurs për teatrin. Skena na njeh, ata që duan të bëjnë skenë jashtë këtij tempullin, mbeten jashtë histori", citon Derhemin. Siç jeni ju, një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë por jeni në kundravajtje.

"Nuk e mbështet protestë, s'ka më sens, nuk futem në atë godinë se është sëmundje, në atë godinë humbën jetën shokët e mi. Boll se u teprua", Asqeriu.

"Ne merremi me llac dhe tulla, duhet të shtojmë forcat për llacin dhe tullat e artisik", citon Pajën.

"Ramë dakord për 2 përfaqësues për negocimi për kontratën. Jam gati të debatoj me këto për këtë pikëpamje. Ajo godinë nuk ofron për krijimtarinë e një vepre cilësore", citon Altin Bashën.

"Budallakët të mos ndërtohet një Teatër i ri, jam kundër që toka t'i falet dikut. Ai teatër nuk ka kurrfarë asnjë vlere", Enver Petrovci.

"Më vjen keq që shumë nuk e dinë që i përket një stalle kuajsh, ka vlera por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet bashkëkohore", citon Bruno Shllakun.

"Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, nuk më duhet se c'ndërohet jashtë apo mbi të. Nuk e di si po punojmë aty, është një turp të punojmë aty", citon Rajmonda Bullkun.

Më thoni një teatër në Ballkan që është në këtë gjendje. Kur shkohet në teatër duhet të ndjejë parfu, jo PD-së (këtë e them unë). A mund ta ftojmë trupën e Berlinit të japë këtu një shfaqje, " citon Josif Papagjoni", tha Rama.

Ora 10:32
Hajdari-Ramës: Keni opsesion me truallin e Teatrit, jeni bërë si Gruevski (VIDEO)

Në emër të opozitës në Parlament, deputetja Rudina Hajdari i kërkoi sqarime kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar.Sipas Hajdarit, trualli i godinës së Teatrit është një fiksim i kryeministrit Rama. Ajo e krahasoi kryeministrin Rama me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski.

"Shembja e Teatrit Kombëtar është shndërruar në një mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës brenda dhe jashtë parlamentit. Ne emër të opozitës, deputetja Rudina Hajdari kërkoi shpjegime nga kryeministri Rama për shembjen e teatrit. Sipas saj, kryeministri është i fiksuar me truallin e Teatrit, ku kërkon të ndërtojë kulla. Deputetja Hajdari bëri edhe një krahasim me kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Kemi një botë të tërë që po shikon fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Dua t'ju kujtoj që ju keni patur një opsesion jo vetëm më këtë teatër, por me atë truall. Po të kishte qenë ai tetar diku tjetër do ta linit. Por që e doni atë truall në mes të Tiranës e shembët tetarin. E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kulla përveç faktit që doni të kënaqni shokët e tu? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Jo vetëm kaq, ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Si mund të na siguroni që ky teatër do të ndërtohet ndërkohë që thoni që nuk keni para? Me e keqja ka qenë shkatërrimi i teatrit në 4 të mëngjesit. Në atë godinë ka patur njerëz duke bërë një tentativë për vrasje. Nuk keni pyetur as për artistë as për gjë. Pse e bëni këtë zoti kryeministër? Kush i jepte urdhëratë? Si i bëni ato akte barbare?

Zoti kryeministër do vini këtu dhe të ma shpjegoni.

Dua të vini këtu dhe ti tregoni shqiptarëve çfarë keni bërë me këtë vend.

Betonizimi i Tiranës është fakt, kullat e Tiranës janë fakt. Papbarazia e shoqërisë është fakt. Rrafshimi është fakt.

Jeni në shndërruar në një Nikola Gruevski që e rrafshoi qendrën e Shkupit dhe ndërtoi statuja të pakuptimta sepse kishte një dëshirë për Shkupin. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat", tha Rudina Hajdari në Kuvend

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 28/05/2020 15:20

    Nje idiote me shume, s'prishe ndonje gje te madhe ne kete realitet politik dreqi ketu tek ne!

    Përgjigju
  • Tirona: 28/05/2020 14:19

    ku e keni gjet kte injorante qe na e keni fut ne parlament, .Nuk ka mundesi qe kjo te kete studiuar ne vendin me demokratik te botes ne SHBA. nga artikulimi I fjaleve dhe xhestet qe kryen sikur te ishte nje Bolshevike e zjarrte te len te kuptosh se kjo ka studiuar tek ndonje shkolle partie komuniste.

    Përgjigju
  • Sami: 28/05/2020 13:23

    E prishi se kishte inat per hater te ish gruas se pare. Kaq e thjeshte eshte. Dhe bejini.mashalla se sja ndjen hic per ju.

    Përgjigju
  • Hajdi: 28/05/2020 11:53

    Je fix ajo qe i duhet nje opozite te forte. Vetem ti e ke vene “me shpatulla pas muri “ Ramen, dhe vec ti e ke bere “per uje te ftohte”, te lumte. Kujdes vec se ai ka nje arme sekrete me te forte se shpatullat, qe po ta mbeshteti do behesh dhe ti aleate e tij ;)

    Përgjigju
  • LORA: 28/05/2020 11:41

    Ja edhe hajgares-junior i ka mbet kerraba e shpresave per pushtet ne rrenojat e dopolavoros.Druaj se kjo nuk di fare-fare se c'eshte arti dramatik. Kjo eshte ekzakt pasuese e te jatit kriminel dhe antishqiptar,kryesues te bandes se geshtenjave, ne periudhen 1990-1998.

    Përgjigju
  • z.Hajdari Politikane !: 28/05/2020 10:54

    Populli le te shpresoje ,,qe do te na afroje te hajme me Luge Floriri ,, meqe kjo z.Hajdari mere pjese Si Politikane ..

    Përgjigju
  • Kris: 28/05/2020 10:49

    Fatkeqesia Shqiptare eshte se mediokrit qe s'dine akoma shqip kane marre ne dore opoziten! Beme mama te te ngjaj!

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 28/05/2020 10:44

    Foli vajza e Barbarit

    Përgjigju
  • Kaizer: 28/05/2020 10:35

    Kjo Injorantja e Alabakut Mafioz e Kriminel...,qe I duket vetja e zgjut...,me Milionat e Mamit...!s'kane marre as me kercenue..,si Jozefina e vogel po m'duket!

    Përgjigju
  • Orli: 28/05/2020 10:33

    Une do e kuptoja rudinen ne ate cfare thote,ne rast se do na sqaronte se me cfare te ardhurash ka jetuar dhe eshte shkolluar ne Amerike,me cfare te ardhurash rudina e ema dhe vllezerit kane krjuar gjithe ato pasuri,duke lene menjane xhaxhi rasimin sepse ai i ka krijuar pasurite si instruktor i komitetit te ppsh ne Tropoje duke ja lepire rakip balles.rudina! Distancohu nga mamaja e babai hajdut,distancohu nga rudina perfituese e parave te pista,atehere do behesh e besueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit