Opozita kërkon përjashtimin e
Braçes, PS të 4 deputetëve të PD

Opozita kërkon përjashtimin e<br />Braçes, PS të 4 deputetëve të PD
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 10 ditë të deputetit socialist Erion Braçe, për shkak të fyerjeve gjatë seancës. Kërkesa e opozitës është bërë në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit.

Por Byroja e shtyri vendimmarrjen për shkak se mazhoranca kërkoi kohë për tu njohur me materialin e seancës. Ndërkohë që edhe PS, kërkoi pezullimin e 4 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe Berishën, për të njëjtën akuzë atë të fjalorit banal në seancë.
 
Ndërkaq, nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shpreh pas mbledhjes së Byrosë se mazhoranca shkel rregulloren e Kuvendit, duke mbajtur dy standarde.

"Kemi kërkuar largimin e deputetit Braçe për 10 ditë. Tolerimi i kësaj gjendje na ka çuar në këtë situatë. Byroja hodhi poshtë pretendimet tona për fjalorin e përdorur nga deputeti Braçe. U ndeshëm me një qëndrim të kundërt. Deputetët e mazhorancës duan kohë, megjithëse ishte paraqitur procesverbali i seancës, fjalori i deputetit. Duan kohë më shumë për të asimiluar ngjarjen. Ne shprehëm qëndrimin tonë se s'jemi dakord, pasi është një qëndrim me dy standarde. Duke vepruar me standarde të dyfishta, situata do pericipitojë. Tolerimi i akteve të tilla, kur është goditur apo dënuar njëra palë dhe jo pala tjetër, ka çuar në eskalimin e kësaj situate. Kush thyen rregullat të ballafaqohet me rregulloren. Qëndrimi i mazhorancës ishte në përkrahje të deputetëve të vet. Së bashku me z.Shehu shprehëm pakënaqësinë tonë që Byroja e Kuvendit, megjithëse i kishte provat, nuk e mori vendimin", u shpreh Spaho.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë më në mbledhjen e ardhshme të Byrosë së Kuvendit, pasi siç u shpreh nënkryetari i PD, Edmond Spaho, vendimi i saj është i paracaktuar, duke nënkuptuar kështu se dënimi do të jetë i njëanshëm.

"Është e pavlerë që ne të mblidhemi më në punimet e Byrosë, pasi qëndrimet e saj janë në kundërshtim të rregullores dhe është ndihmë për eskalimin e gjendjes. Unë vetë s'marr pjesë më në punimet e Byrosë. Deputeti Brace theu rënë rregulloren e Kuvendit dhe fyu rëndë deputetët e opozitës", tha ai.  
 
Nga ana tjetër, deputeti i PS, Fatmir Toçi u shpreh se mazhoranca kërkoi kohë për të patur një material të plotë nga seanca.

"Byroja mund të mblidhet në çdo moment. Mund të mblidhet sonte, por und të mblidhet edhe nesër. Ajo që duam është të kemi një material të qartë", u shpreh Toçi.

Report Tv ka siguruar edhe kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin nga Kuvendi të katër deputetëve të opozitës, Sali Berisha, Edi Paloka, Roland Keta dhe Arben Ristani, për fjalorin e përdorur në seancë. 

Pas mbledhjes së Byrosë, Kuvendi u rimblodh vetëm për disa sekonda pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vendosi ndërprerjen e seancës. 

ps
(Kërkesa e PD drejtuar Byrosë)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet