TIRANE- Mbledhja e djeshme e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës, ku shkak për to është bërë shkarkimi seancën e kaluar plenare, të kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka. Opozita bojkotoi mbledhjen dhe përmes Kryetarit të Grupit, Edi Paloka ngriti shqetësimin lidhur me lirimin nga detyra të kryetares së ILDKP-së, duke e cilësuar si një akt antikushtetues. Ai kërkoi rikthimin e kushtetutshmërisë në parlament si dhe rikthimin e të gjithë këtij procesi.
Në lidhje me këtë çështje, Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu qëndrimin e tij duke thënë se mazhoranca ka bërë maksimumin për të treguar tolerancë, përfshirje dhe për t’i dhënë gjithë hapësirat opozitës që të shprehen. Duke u ndalur të arsyeja e debatit të zhvilluar dje, kreu i institucionit ligjvënës tha se “shqetësimi i të gjithëve ne, ka qenë shpartallimi i institucionit të ILDKP-Së, gjatë kësaj periudhe”. “Ka ndodhur një situatë e paprecedent ku kolektivi akuzon titullarin e institucionit për shkelje të ligjit, për përdorim politik të institucionit.
Këto janë bërë në mënyrë të hapur, me peticione publike drejtuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, shumë institucioneve të tjera dhe medias. Dhe më e rëndësishmja është se drejtuesi i këtij institucioni që varet nga Kuvendi dhe që është zgjedhur nga Kuvendi bojkoton Kuvendin. Ndërpret çdo mënyrë komunikimi me Kuvendin dhe Kuvendi në mënyrën më korrekte ka nisur një procedurë verifikimi duke u nisur nga ky shqetësim publik dhe serioz”, tha Meta në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Ndërkohë që në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka theksoi se opozita kërkoi rikthimin e Kuvendit në rrugën e kushtetutshmërisë. “Në mbledhje përgjigja na u kthye me të njëjtën arrogancë që është duke vepruar mazhoranca, me të njëjtën arrogancë që sillet me ata që heq nga puna, me shoferët e furgonëve, me ata që u rriten taksat.
Ne do marrim vendimet tona për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj arrogance qeveritare, do diskutojmë çdo variant pa i lënë mundësi mazhorancës ta akuzojë opozitën si antiintegrim, pasi është kjo shumicë që po tregohet antiintegrim”, tha Paloka.
Debati për nëpunësit civile
Gjatë mbledhjes së djeshme ministri Ilirjan Celibashi ka kërkuar më shumë kohë për amendimet e ligjit të Nëpunësit Civil, i cili pritet që të fillojë shqyrtimin muajin tjetër. “Ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës, për ato ndryshime, të cilat në gjykimin tonë janë të karaktetit teknik dhe përmirësojnë cilësinë e ligjit. Që të mos tregohemi arrogant, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të mos bëhet në datën 6 por të shtyhen në kalendarin e punimeve të Kuvendit”, tha Celibashi.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com