Opozita kosovare bojkoton seancat
në Kuvend,po jo pagat e tyre mujore
Deputetët opozitarë do të marrin pagën bazë prej 1488 euro, pa meditje edhe pse kanë vendosur që ta bojkotojnë punën e legjislativit. Opozitarët nuk po duan të dorëzojnë mandatin, duke ia lënë mundësinë vetes që të kthehen pas gjashtë muajve sipas afateve ligjore.
Deputetët opozitarë do të marrin pagën bazë prej 1488 euro edhe pse kanë vendosur që ta bojkotojnë punën e legjislativit. Opozitarët nuk po duan të dorëzojnë mandatin, duke ia lënë mundësinë vetes që të kthehen pas gjashtë muajve sipas afateve ligjore.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, tashmë ka vendosur për bojkotimin e Kuvendit deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Ndërsa, “Vetëvendosja” e “Nisma” ende janë në dilemë nëse do ta bëjnë një gjë të tillë apo jo. Por, pavarësisht kësaj, ata do të vazhdojnë të marrin pagën prej deputeti edhe në gjashtë muajt e ardhshëm, ani pse nuk do të shkojnë asnjë ditë pune në Kuvend. Megjithatë, bojkotimi i punës së organit më të lartë ligjvënës ka vënë në siklet opozitën e bashkuar meqë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët nëse duhet apo jo ta bëjnë një bojkotim të tillë.
Deputetët gjashtë muaj marrin pagën Në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, deputetët marrin pagën edhe nëse nuk marrin pjesë në punën e organit ligjvënës për gjashtë muaj rresht. Sipas Rregullores, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, atëherë deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.
“Neni 25, paragrafi E: Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit.
Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”, thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Por, se deputetët do të paguhen edhe pse nuk do ta bëjnë asnjë punë e konfirmon edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. “Po, do të paguhen”, ka thënë shkurt Krasniqi për “Zërin”. Mirëpo, ai ka thënë se kjo mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, ashtu siç rregullohet edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
34%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
55.3%
Vota total: 6810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i mediave amerikane: Pas furnizimit nga Rusia, Irani lëviz raketat dhe bëhet gati për sulm ndaj Izraelit
6 Gusht, 10:05
-
Stuhia Debby godet Floridën, 4 persona humbin jetën! Përmbytje masive dhe ndërprerje e energjisë elektrike
6 Gusht, 09:54
-
Shkodër/ Megaoperacioni 'Territor i pastër', agjësohen 2944 bimë kanabis! Në kërkim autorët
6 Gusht, 09:42
-
Tabaku thirrje qeverisë: Profesionistëve të lirë u është marrë një taksë e padrejtë që duhet t’ia riktheni
6 Gusht, 09:37
-
Paris 2024/ Parandalohet skandali në Lojërat Olimpike, gjyqtarët ndryshojnë vendimin dhe i kthejnë medaljen atletes keniane
6 Gusht, 09:29
-
Eduard Zaloshnja: Tavo më përfaqësues se sa Goro
6 Gusht, 09:19
-
Edhe Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës pas humbjes: Boll me fjalë, Himara pësimi i radhës! Ndiqni patronazhistët
6 Gusht, 09:16
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30- vjeçari! Iu gjet drogë e dokumente false
6 Gusht, 09:16
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli nuk përjashton mundësinë e sulmit nga Irani, ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi përgatitur për gjithçka
6 Gusht, 09:10
-
Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos
6 Gusht, 09:04
-
Paris 2024/ Kina zbret SHBA-në në vendin e dytë, situata me medaljet Olimpike
6 Gusht, 09:01
-
Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)
6 Gusht, 08:47