Opozita kosovare tri herë
gaz lotsjellës, rinis seanca
VIDEO/Gazi lotsjellës në Kuvend
VIDEO/Dëmtohet deputetja Haxhiu

Opozita kosovare tri herë<br />gaz lotsjellës, rinis seanca<br />VIDEO/Gazi lotsjellës në Kuvend<br />VIDEO/Dëmtohet deputetja Haxhiu
Mes tensioneve politike brenda dhe jashtë sallës, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare dy ditë pas festimeve dhe protestave të 8-vjetorit të Pavarësisë. Jashtë godinës, Parlamenti u rrethuar nga një numër i madh forcash policore. Megjithatë, gjithë këto masa sigurie nuk penguan opozitën që të lëshonte gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërkohë që pati edhe përleshje fizike në sallë. 

Ora 17.30 Veseli: Kuvendi do të vazhdojë seancat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i bëri thirrje opozitës gjatë një konference për shtyp, për "dialog të hapur brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e çdo problemi”. Sipas tij veprimet e opozitës janë sa të dëmshme aq edhe të papranueshme, duke deklaruar se Kuvendi do të vazhdojë me seancat plenare. “Seancat e kuvendit do të mbahen derisa koalicioni qeveritar dhe deputet kërkojnë që të vazhdohet,” tha ai.

Sipas Veselit, opozita ende nuk e ka të qartë qëndrimin e saj ndaj republikës së Kosovës dhe flamurit shtetëror të Kosovës.

“Dua t’iu bëj një pyetje kolegëve opozitarë që nuk pranojnë dialog se cili është qëndrimi i tyre. Ne nuk po e dimë qëndrimin e opozitarëve tanë. A e njohin Republikën e Kosovës, pyesni ata cili është qëndrimi, për flamurin shtetëror. Kur kemi kaq dilema të mëdha ndaj këtyre qëndrimeve substanciale si mund të shkojmë në një proces zgjedhor që nuk do të njihet në asnjë moment," u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës. 

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Veseli tha se do të jetë një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në kushtetutë.
 
Ora 16.15 Shkon në 7 numri i deputetëve të arrestuar
Ka shkuar në 7 numri i deputetëve të opozitës që janë arrestuar. Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, është deputeti i radhës që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Haskuka është arrestuar ashtu si deputetët e tjerë pasi ka hedhur gaz lotsjllës në kuvend. Më herët policia arrestoi deputetët Teuta Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi e Pal Lekaj të AAK-së, Enver Hoti nga Nisma për Kosovën dhe Shqipe Pantina e Besa Baftiu nga Vetëvendosje.

Ora 15.30 Deputetët e opozitës qëndrojnë në hollin jashtë sallës së Kuvendit
Deputetët e Vetëvendosjes, Ardhmërisë së Kosovës dhe Nisma-s po qëndrojnë në ambientet e hollit jashtë Kuvendit, ndërkohë që deputetët e mazhorancës ndodhen në sallë. Përjashtimin nga punimet e Kuvendit, deputetët e opozitës e kanë quajtur të paligjshëm, ndërsa në mbështetje të tyre dhjetra qytetarë janë mbledhur jashtë godinës së Kuvendit. Në holl ndodhet dhe Albin Kurti, Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj.

Ora 15.00 Nis seanca e Kuvendit pa opozitën
Ka rinisur ashtu siç u ra dakort, seanca e kuvendit, e cila u ndërpre tri herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përjashtuar 23 deputetë të opozitës. Nga deputetët e opozitës në sallë është vetëm Ilir Deda i cili ka marrë fjalën i pari.

Posted by VOA - Zëri i Amerikës on Friday, February 19, 2016
(Video: Momenti kur dhunohet nga sigurimi e rrëzohet deputetja e VV Albulena Haxhiu)


(Momenti kur Albulena Haxhiut dëmtohet dhe i bie të fiktë)


(Momentet e përplasjes së Albulena Haxhiut me sigurimin dhe momenti kur i bie të fiktë)

Albulena Haxhiu

Ora 12:20 Gaz për herë të trete në Kuvend, përjashtohen edhe 9 deputetë
Sërish për herë të tretë gaz në Kuvend. Deputetët sërish në një pushim prej 5 minutësh. Në seancë kanë mbetur vetëm sigurimi me masak anti gazit.

Ora 12:00 Veseli përjashtohen 9 deputete të opozitës nga seanca
Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit mori vendim të largoj 9 deputetë të opozitës nga seanca të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.  Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare më 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, thuhet në njoftimin për media.

kosove deputetet

Ora 10:05 Opozita hedh gaz lotsjellës ne Kuvend
Kuvendi i Kosovës nisi seancën e parë plenare me 22 pika në axhendë, por deputetët e opozitës hodhën sërish gazlotsjellës. Kjo situatë e detyroi Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ta ndërpresë seancën për 5 minuta pushim.

Deputetët e opozitës hodhën gazin në kohën kur kryetari po mbante fjalën. Për aq kohë sa zgjati seanca kryetari Veseli hodhi në votim dhe u miratua një deklaratë kundër dënimeve të kosovarëve nga gjyqet serbe.

Në fillim të seancës kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, lexoi nga foltorja e Kuvendit një deklaratë me qëndrimet e opozitës për dorëheqjen e largimin e qeverisë dhe për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha jashtë ambienteve të Kuvendit, se “ky regjim është i shkarkuar dhe s’mund të vazhdojë të punojë më”. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin