Opozita në Kosovë konteston në
Kushtetuese zgjedhjen e presidentit 

Opozita në Kosovë konteston në<br />Kushtetuese zgjedhjen e presidentit 
Tre partitë opozitare në Kosovë kanë dorëzuar sot pasdite në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën e përbashkët që konteston zgjedhjen e Hashim Thaçit si president të Republikës së Kosovës.

Sipas partive opozitare, janë mbledhur provat që tregojnë se, në process ka pasur parregullsi, të cilat ia ka paraqitur gjykatës, me qëllim shfuqizimin e vendimti të marrë nga Parlamenti.

Janë shumë parregullsi të evidentuara në seancën e 26 shkurtit, për të cilat opozita ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ia ka bashkëngjitur kësaj kërkese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur, pra anulimin e atij procesi të zgjedhjes së Presidentit”, deklaroi opozita e bashkuar në Kosovë, të cilën e përbëjnë tre subjekte politike, VV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh.

Thaçi u zgjodh president i ri i Kosovës me 71 vota në raundin e tretë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në 26 shkurt, ndërsa në 7 prill bën betimin dhe merr detyrën. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni