Opozita në Kosovë sot sërish në
protestë, mungon Vetëvendosja

Opozita në Kosovë sot sërish në<br />protestë, mungon Vetëvendosja
Me moton “Për shtet me dinjitet” dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur qytetarët në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, për të protestuar kundër Qeverisë së Kosovës dhe marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Kësaj proteste i ka munguar Lëvizja Vetvendosja, e cila ka vendosur të mos i bashkohet AAK dhe NISMA.

Krerët e partive opozitare Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, në fjalimet e tyre kanë kritikuar qeverinë dhe vendimet e saja në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ata kanë thënë se zgjidhja e vetme e kësaj gjendjeje janë zgjedhjet e parakohshme përmes së cilave kanë thënë se qytetari do të jetë ai që do të qeveris me vendin.

 “Sot me të drejtë i themi atyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, që të ndalen, që t’i kthejnë mandatin qytetarit, se Kosova mund të rinis nëse vendos qytetari”, tha Haradinaj.

“Ky është koalicion që ka shkelur kushtetutën. Që nga dita e parë kjo qeveri në vend se të punojë për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, ajo përpiqet që të mashtrojë dhe gënjejë qytetarët përmes pazareve”, tha Fatmir Limaj. Protesta u mbyll pa asnjë incident.

protesta kosove

protesta kosove

Vetëvendosje

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon