Opozita në protestë kundër Thaçit
president, VV: Grevë disa ditore

Opozita në protestë kundër Thaçit<br />president, VV: Grevë disa ditore
Opozita në Kosovë ka nisur një valë të re protestash kundër qeverisë. Zyrtarë dhe aktivistë të tre partive opozitare kanë paralajmëruar se përveç kërkesave për anulimin e dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, do të pengojnë edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president. 

Një nga skenarët është ngritja e çadrave përpara Kuvendit për të penguar punën e qeverisë, ndërsa i kanë lënë afat dy liderëve të koalicionit qeverisës deri në 27 shkurt të japin dorëheqjen për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. 

Lwvizja Vetevendosja paralajmwron vendosjen e tendave nw shesh pwr tw protestuar edhe mw gjatw nw formwn e njw greve urie.

"Aty do të organizohen me tenda e me infrastrukturë, në mënyrë që të qëndrojnë për disa ditë rresht. Numri i pjesëmarrësve pritet të bëhet gjithnjë e më i madh, me qytetarë që do të vijnë nga Prishtina e nga të gjitha qytetet e Kosovës.Qëllimi i këtij tubimi është që të pamundësojë zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës. Hashim Thaçi si kryeministër e ka varfëruar Kosovën dhe ka pasuruar familjarët e shokët e tij duke vjedhur. Si ministër i jashtëm ai i ka sjellë Kosovës dështime të mëdha. Gjatë qeverisjes së tij vendin e ka kapluar korrupsioni, dhe drejtësia është vënë tërësisht në shërbim të politikës. Afera të mëdha kriminale janë publikuar në media, siç ishte dhe afera "Pronto", ku u dëshmua prej përgjimeve të EULEX se cili është Hashim Thaçi. Një njeri të tillë nuk e duam për president, dhe nuk kemi për ta lejuar kurrë që nëntoka të pushtojë kreun më të lartë institucional të vendit."-thuhet nw njoftimin e VV

Në tubim do të ketë aktivitete të ndryshme sociale kulturore, e mediatike shprehet VV. Qëndrimi do të jetë i organizuar në një kamping me tenda, dhe do të vazhdojë gjatë 24 orëve, në të gjitha ditët në vijim, deri sa të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në mëngjes kanë dalë deputetet e partive opozitare Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj- Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ata janë thirrur në gjykatë në seancë dëgjimore për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin