Opozita në qeveri/Ministrja teknike
e PD vizitë zyrtare në Kosovë

Opozita në qeveri/Ministrja teknike<br />e PD vizitë zyrtare në Kosovë
Ndërkohë që pritet largimi nga detyra, ministrja teknike e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina vijon axhendën zyrtare në krye të këtij dikasteri.

Sot ajo do të jetë në Kosovë për një takim me homologun e saj.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Kosovës, të cilat citojnë burime zyrtare nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
 
“Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të presë në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën do të bisedojnë për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve. Takimi do të mbahet në kabinetin e ministrit në orë 11:00”, thuhet në njoftim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë