Opozita protestën e shtatë kombëtare nuk do ta zhvillojë në datë 31 maj ora 19:00 sikur deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas përfundimit të tubimit të 25 majit.

Protesta është shtyrë për në datë 2 qershor në mbrëmje në orën 19:00. Shkak për shtyrjen e protestës është bërë fakti se në 31 maj është nata e Kadrit, një ndër netët e bekuara të muajit të Ramazanit. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihet skenari.

Protesta e paralajmëruar e 31 Majit bëri që një ditë më parë Kryeministri Edi Rama të vendoste shtyrjen me 1 ditë të çeljes së fushatës zgjedhore, por tani që PD-ja ndryshoi vendimin mbetet për t'u parë se cfarë do të bëjë PS-ja.