Opozita në Kuvend, Paloka: Në
komisione vetëm për aktet tona

Opozita në Kuvend, Paloka: Në<br />komisione vetëm për aktet tona
Opozita do të marrë pjesë në  komisionet parlamentare vetëm nëse do të  shqyrtohen aktet që kanë propozuar demokratët e që u kaluan në konferencën e  kryetarëve për kalendarin tre javor të punimeve.

Ky fakt pohohet gjatë një interviste për Report TV nga kryetari i grupit të PD, Edi Paloka, i cili thotë se qëndrimi i opozitës nuk ka të bëjë me kushte, por me një kërkesë legjitime për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit të 2014 e cila parashikon që mazhoranca të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

"Patëm tre pika të asaj marrëveshje le të themi që ishte zbatimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese, futja e ligjit për dekriminalizimin dhe respektimi i kushtetutës sidomos në pikat e komisioneve hetimore. Të treja këto pika janë shkelje përsëri nga mazhoranca, pra praktikisht marrëveshja është hedhur në erë Kërkojmë pikërisht rikthimin në legjitimitet të parlamentit. Në të gjitha aktet tona ne do të marrim pjesë edhe në komisione", u shpreh Paloka.

Në këto kushte ndërsa PD do të jetë një marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, ndërsa javën që vjen deputetët do të vijojnë axhendën e takimeve me qytetarët. 

"Deri të enjten deputetët kanë detyrat e tyre dhe detyra kryesore e një deputeti është takimi me qytetarët. Kryetari i partisë është gati përditë nëpër Shqipëri, takon qytetarët", tha ai.

Një ditë më parë  konferenca e kryetarëve pranoi  të përfshijë në kalendarin e punimeve kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë me amendamentin  e ligjit të dekriminalizimit, atë të ligjit për komisionet hetimore si dhe respektimi i vendimit të gjykatës kushtetuese për të marrë në shqyrtim mandatet e deputetëve Koço Kokëdhima e Rakip Suli ndërsa nuk u përfshi çështja e mandatit të Valentina Leskajt.
 
Pavarësisht nga kjo opozita u largua nga seanca për tu rikthyer sërish vetëm për votimin e aktit që përcaktoi që kushtetuesja të marrë në shqyrtim mandatin e Koço Kokëdhimës.
 
Opozita kërkon miratimin e kërkesave të saj dhe jo thjesht përfshirjen e tyre në kalendar, deri atëherë demokratët do të kenë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'