SHKUP - Opozita maqedonase është e vendosur për të larguar nga pushteti kryeministrin Nikolla Gruevski. Pas tubimit më masiv në Maqedoni të mijëra protestuesve multietnikë që kërkuan njëzëri dorëheqjen e Gryevskit, lideri i opozitës Zoran Zaev dhe përkrahësit e tij kanë kaluar natën në tenda në qiell të hapur para godinës së qeverisë. Kryetari i LSDM-së i cili organizoi protestën e së dielës që prej më shumë se 3 orësh e ktheu Shkupin në qendër të vëmendjen botërore, tha se qëndrimi para qeverisë do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Gruevskit, kryeministrit të Maqedonisë njëherësh kreu i partisë VMRO-DPMNE.
Në këtë protestë Zaev gëzon mbështetjen e të gjithë drejtuesve të tij, të cilët ashtu sikurse lideri ndenjën përkrah protestuesve gjatë natës.
I kthyer tashmë në faktor të rëndësishëm në politikën e tensionuar maqedonase pas publikimit të përgjimeve që implikonin kryeministrin në afera korruptive, Zaev tha
të dielën në sheshin qendror të Shkupit se zgjidhja e vetme për krizën politike është formimi i qeverisë kalimtare dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Por kryeministri Nikolla Gruevski në reagimin e parë rreth 2 orë pas protestës, në një intervistë për një televizion proqeveritar këmbënguli se nuk do të japë dorëheqje dhe as nuk do të pranojë një qeveri kalimtare. Sipas tij, zgjidhja e krizës në Maqedoni duhet të vijë përmes rrugëve paqësore dhe jo me forma të dhunshme.
Kriza në Maqedoni u përshkallëzua edhe më tej edhe pas përleshjes së përgjakshme në Kumanovë mes policisë dhe një grupi të cilësuar nga autoritetet si terrorist, duke e kthyer “Lagjen e Trimave” të banuar nga shqiptarët në gërmadhë!
Protesta e së dielës gëzoi mbështetjen jo vetëm të partive të vogla opozitare dhe të qytetarëve të të gjitha etnike që jetojnë në shtetin fqinj, por edhe të ndërkombëtarë. Në reshtin e parë të protestuesve u radhitën edhe ish-kryeministri bullgar Sergej Stanishev si dhe dy eurodeputetë Knut Flekenshtajn e Richard Howitt, deputet i Parlamentit Evropian dhe ish-raportues për Maqedoninë.






Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.6%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
11%
Vota total: 711
Lajme të tjera
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48
-
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë
24 Mars, 08:43
-
Udhëheqësi prorus i Bullgarisë refuzon të dërgojë avionë dhe tanke në Ukrainë
24 Mars, 08:40