Opozita nis përgatijet për protestën
e 27 janarit, qytetarët kritikojnë

Opozita nis përgatijet për protestën<br />e 27 janarit, qytetarët kritikojnë<br>
Një ditë pasi kryetari i PD, Lulzim Basha zyrtarizoi datën e protestës, më 27 janar, opozita ka nisur përgatijet në terren. Qytetarët për Report TV shprehin mendime të ndryshme por konstatojnë se liderët politikë protestojnë për të marrë pushtetin e jo për popullin. 

Opozita ka nisur përgatijet për protestën e 27 Janarit. Por si e shikojnë të thirurit në protëstë ftesën e Bashës dhe Kryemadhit? Për Report TV ata ndajnë qëndrime të ndryshme por nuk ngurojnë të pohojnë se liderët politikë protestojnë për të marrë pushtetin e jo për popullin.

Qytetarët kundër protestës thonë se “nuk jam dakord me këtë, jam me një parti edhe nuk e ndryshoj me asnjë.  Arsyeja është se kë do të rikthejmë, Saliun, Bashën apo Monikën, floririn apo rrugën e Kombit, kjo nuk është e drejtë. Mua nuk më duket e drejtë sepse do bëjë diçka prapë, rrëmujë, njerëzit do të shpërndahen. Kjo qeveri ka ecur shumë mirë tani, Kryeministri ka ecur mirë deri tani, vetëm me pensionet nuk ka bërë gjë. Njësoj janë, hiq njërin vendos tjetrin, populli po vuan. Çdo kush karrigen e vet do të zërë, për ne askush nuk mendon".

Të intervistuarit nuk i kursejnë kritikat se si është duke qeverisur Edi Rama në këtë mandat të dytë.

Në qoftë se janë të pa kënaqur, duhet të dalin, ato që janë të kënaqur të rrinë. Të dalësh të kërkosh të drejtat e tua është më se normale, njerëzit duhet të lëvizin të kërkojnë të drejtat e tyre, të mos rrinë në shtëpi të presin se gjithçka do të zgjidhet vetë, të kërkojmë më shumë për veten tonë”, shprehen qytetarët e revoltuar.

Data 27 siç është paralajmëruar do të jetë starti i një vale protestash pa afat se kur do të përfundojnë.  

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë