TIRANE- Opozita i kërkon 4 ministrave të kabinetit qeveritar të raportojnë në Komisionin e Sigurisë në lidhje me tema të nxehta të ditës, siç është ajo e nivelit të kriminalitetit, tonet e rritura nacionaliste, si dhe sa ndikon privatizimi i Albpetrolit në sigurinë kombëtare. Kërkesat janë bërë sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë nga deputetët PS-së.

Deputeti Gazmir Bizhga kërkoi raportim nga Shërbimi Informativ Ushtarak dh Shërbimi Informativ Shtetëror. “SHIU dhe SHISH të sjellin raportin vjetor, që prej 2009 nuk raportojnë”- tha Bizhga.

Deputeti socialist kërkoi gjithashtu raportim nga ministri i Brendshëm Flamur Noka për nivelin e kriminalitetit.
Ndërkohë që deputeti tjetër socialist Ilir Gjoni kërkoi nga ministri Noka “të raportojë për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë rritur ndjeshëm” por dhe për privatizimin e Albpetrolit, sa ndikon në sigurinë kombëtare

Zoti Ilir Gjoni kërkoi raportim dhe nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti për rritjen e toneve nacionaliste dhe masat që ka marrë ministria, ndërkohë që nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami kërkon shpjegime pse mohoi kalimin e Spitalit Ushtarak te Shëndetësia. “Të japë shpjegime pse gënjeu”- tha Gjoni. Në përgjigje kreu i komisionit të Sigurisë dhe se “Sapo të koordinojmë axhendën ministri i Mbrojtjes Imami do të raportojë”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)