Opozita proteston para Kryeministrisë, Rama nga Vlora: Kanë frikë nga drejtësia, duan gjullurdinë, por vendi ka zot

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se opozita po proteston para Kryeministrisë në Tiranë, pasi ka frikë nga drejtësia e re, pasi shumë prej tyre, sipas tij duhet të japin llogari për atë që kanë bërë. Kreu i qeverisë u shpreh se PD dhe LSI-ja duan që të bëjnë gjullurdinë, por Shqipëria ka zot, tha ai. Opozita e ka akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me blerje votash, por Rama nga Vlora iu përgjigj Kryemadhit duke thënë se 'Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është'. Takimi në Vlorë u cilësua nga opozita si një anti-miting i kreut të qeverisë për të shuar sipas saj peshën e protestës së opozitës së bashkuar. Por, Rama tha se takimi ishte në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ndërsa referuar sheshit që ishte mbushur, shtoi se nuk iu desh një muaj kohë sa opozitës, pasi sipas tij, njerëzit e bëjnë dallimin mes dy botëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Ja pjesëmarrja e qytetarëve në takimin e Ramës në Vlorë (FOTO)

Ndërsa në Tiranë opozita ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë, kryeministri Rama ka qenë në Vlorë,  në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”.

Ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit ku nuk munguan qytetarët duke tejmbushur sheshin.

Ora 12:03
Batutat në Vlorë, Rama-qytetarit: He more ke bojë me vete?

Gjatë fjalimit të Ramës në Vlorë nuk munguan edhe batutat. Referuar asaj që ndodhi ditën e enjte në Kuvend, Rama  teksa po bisedonte nga podiumi me njërin nga qytetarët që kërkonte të fliste iu drejtua 'Hë more ke bojë me vete, edhe nëse ke nuk ka problem se piktor jam unë?'.

Ora 11:58
Rama: 'Peshkaqenët' e korruptuar të drejtësisë pakt me PD-në për t'i mbrojtur

Kreu i qeverisë nga Vlora tha se 'peshkaqenët' e korruptuar të drejtësisë kanë bashkëpunuar me Partinë Demokratike. 'Askush nuk i prekte me fjalë, jo më me vepra të paprekshmit e drejtësisë. Ca flasim ne për peshq të mëdhenj dhe të vegjël, peshkaqenët ishin në krye të sistemit të drejtësisë dhe bënin ditën dhe natën në një pakt me këta që sot me demek do shpëtojnë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, ne u vendosim juve atje, ju na mbroni ne' tha Rama.

Ora 11:58
Rama: Opozita po proteston nga frika e drejtësisë, LSI fabrikë e blerjes së votave

Edi Rama u shpreh nga Vlora se opozita po proteston, pasi ka hallin e drejtësisë së re që po vjen dhe ku shumë prej tyre duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë. E ndërsa Kryemadhi e akuzon për blerje të votave, Rama kishte një përgjigje për akuzat.  'Ata që i rivranë katër policët menduan se kalojnë vettingun dhe hajde të bëjmë edhe këtë. Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë' tha Rama.

Ora 11:46
Takimi në Vlorë, Rama 'thumbon' sërish opozitën: Nuk u përgatitëm një muaj

Kryeministri Rama 'thumboi' opozitën që po proteston në Tiranë referuar numrit të personave që marrin pjesë në tubim. Duke parë numrin e të pranishmëve që janë në Vlorë, Rama tha se nuk u përgatitëm një muaj, ashtu si opozita në Tiranë. 'Edhe sot shumë nga ta që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi" tha Rama.

Ora 11:43
Rama 'shigjeton' Kryemadhin: Imagjinoni, në podium me doktoreshën!!!!!

Gjatë fjalimit të kryeministrit Rama në podium ngjiteshin disa nga personat që kanë gjetur zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, ndërsa kreu i qeverisë nuk kurseu edhe batutat drejt kryetares së LSI-së, Kryemadhi. "Imagjinoni ca ndryshimi, të jesh në podium me doktoreshën apo me këtë nënë që ka zgjidhur një hall" tha Rama.

Ora 11:38
Rama konfirmon Lelin? Kryeministri: Në katër vitet që vijnë do të bëjmë më shumë

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Vlora se me Dritan Lelin në krye të bashkisë, PS ka bërë më shumë se në të gjithë vitet e demokracisë për Vlorë, ndërsa shtoi se në katër vitet që vijnë do të bëjmë më shumë duke lënë të kuptohet se do të rikandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale në 30 qershor të këtij viti. "Ne me Dritan Lelin kemi bërë më shumë se në të gjitha vitet e demokracisë, unë iu siguroj që në katër vitet që vijnë do të bëjmë më shumë se në katër vitet që po përfundojnë. Do të bëjmë për Vlorën, sepse Vlora ka bërë shumë për Shqipërinë. Edhe sot shumë nga ta që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi" tha Rama.

Ora 11:31
Rama nga Vlora 'thumbon' Kryemadhin: Doktoresha po përpiqet që të bëjë gjilpëra...

Kryeministri Rama u shpreh nga Vlora se studentët i vendosën vijën e kuqe opozitës, e cila po proteston aktualisht në Tiranë. Ai thumboi edhe Kryemadhin, që është duke protestuar në Tiranë.  'Protesta e studentëve ishte një mësim i madh. Ata u ngritën në një protestë si kurrë më parë dhe askund vendosën një vijë të kuqe, që opozita politike nuk kishte vend në protestën e tyre dhe opozitës politike nuk donin ti shihnin sytë dhe as bojën dhe në mënyrë të përsëritur atë që do të dëgjoni kudo që do të pyesni. Kemi shumë probleme për të zgjidhur, ka shumë për të bërë, por ka vetëm një fuqi që mund ti zgjidhë këto probleme. Pastrimin e pedagogëve nga sharlatanët që janë bërë doktorë shkencash nga universiteti i doktoreshës që është duke u përpjekur për të bërë gjilpëra sot në Tiranë' tha Rama.

Ora 11:30
Opozita para Kryeministrisë, Rama: Shqipëria sot ka Zot, ata kanë të njëjtin avaz

"Nëse cdo shqiptar që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar dhe mendje për të gjykuar se kush është ndryshimi mes nesh dhe atyre që janë sot në Tiranës është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje. Vlorës dje ku nuk gjeje nëse kishte rënë nata dhe nëse ishte ditë hyje në një qytetet me të bukura të Mesdheut por dukej si ndërtim pa leje. Ata që janë mbledhur për të përsëritur të njëjtin avaz, por sot Vlora dhe Shqipëria kanë Zot. Kanë shumë për të bërë, por kanë siguri, pasi janë në rrugën e duhur. Mos harroni të pyesni kush mund ta bëjë më mirë akoma" tha Rama.

Ora 11:22
Rama: Kemi bërë shumë, por ja si e dua unë Vlorën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se 'A thua se nesër do të shkonim në votime, mendonim se shumë shpejt në pak vite, ky shesh do të duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD-në, por është një vlonjat i mirë dhe ky shesh është i pavarësisë dhe i Vlorës e të gjithë shqiptarëve. Vlora meriton që këtu të kenë sheshin më të bukur. Sot sigurisht këtu për të folur për Vlorën. A është kjo Vlora që unë dua? Jo, Vlora që unë dua, është që aeroporti nuk është zotim por realitet, vendi ku porti nuk është fantazëm e së shkuarës, por pika e ankorimit të të gjithë aktivitetit që vjen nga deti dhe ku numri i turistëve është shumë herë më i madh sesa sot. Vlora që unë dua është vendi që universiteti dhe konvikti nuk është kështu si sot, por sikur e kërkojnë me të drejtë studentët" tha ai.

Ora 11:21
Protesta e PD, Gjiknuri: Kush erdhi me shpatë në pushtet vdiq nga shpata

"Ky u mendua si takim rutinë, por janë kaq shumë njerëz, pasi njerëzit kanë parë se cfarë kemi bërë ne për Vlorën këto pesë vite dhe kjo është e prekshme dhe jo propagandë. Ne i kemi dhënë provat dhe në Vlorë janë bërë shumë projekte madhore në këto vite. Le të marrin vesh ata, që thonë anti-miting, këtu është kudo zemra e popullit dhe jo anti miting. Ne jemi këtu kaq shumë se besojmë te paqja dhe jo te dhuna. Atje janë ata që nuk votohen nga qytetarët, jemi dy botë të ndryshme. Të gjithë kemi defekte, edhe unë edhe Rama, por leri njerëzit të gjykojnë me votë. Nuk keni të drejtë ju që të merrni pushtetin me dhunë. Kush erdhi me shpatë vdiq nga shpata. Jemi kaq shumë në Vlorë se në Vlorë qeveri ka treguar veten' tha Gjiknuri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trifoni: 17/02/2019 14:19

    RAMA SI SALIU ME ANTI MITINGJE

    Përgjigju
  • Vlora: 16/02/2019 18:47

    Po rb**m esht dhe edi si jebqt cam te vlores qyteti me i pabes ne shqiperi esht vlora krejt byth q .... i ka si qytet e te pabes aty pershtatet dhe ed mather f**eri

    Përgjigju
  • sapa: 16/02/2019 18:44

    Po mire keta moter**ret rilindas pse ja paguan miljonat Bashes neqoftese jane aq te interesuar te bejne shtet?keta i bashkon nje qellim si PS PD LSI jane plehra qe naten rregullojne problemet diten shahen kurse naivet me shumice te ketij populli besojne gjithshka!Ne gjashte vjet qeverisje do ishte bere nje pune kolosale ne cdo vend tjeter te planetit po ta kishin serjozisht!Dhe kur them kolosale them jo tulla dhe beton por ndertim i strukturave shteterore.Kur degjon akoma sot qe behen mbivendosje neper zyrat e hipotekave cili idjot mund te pretendoje qe po behet shtet?E pra hipotekat jane ne varesi te kesaj qeverie hajdutesh!

    Përgjigju
  • albatros: 16/02/2019 16:38

    LSI-ne tani e presin Çapjat ne Elbasan.Kane te njejtin grup gjaku

    Përgjigju
  • Robshi: 16/02/2019 14:43

    Cifuti né thelb don te thote qe une kam mbeshtetjen e vlores sado ka proteste...nderkohe qe eshte kryeministri i gjithe vendit dhe shume prej tyre e duan si gadafi...nese e don kaq shume vloren ti zere vendin lelit se fundja kane nuhatje zgjedhesit vlonjat mbajten 3 mandate gjiken qe i shpetoi sumen drejtesia...e ti hape rrugen perspektives me kryeminister tjeter te majte se i takon e te gjithepranuar e ti jape nje shans negociatave...ose ta coje kete hale vend drejt totalitarizmit dhe atehere realisht do perfundojne si gadafi...

    Përgjigju
    • @robshi: 16/02/2019 17:51

      Gjikën robqirin e liruan gjyqtarët e Dajtit, dhe sa për dijeni Gjika dha leje për Pallatin në det të Basha plehrës, dhe krahët i kishte të mbrojtur nga Sali shpellar dhe Jozefina Troia. Robshi ritu nga mëndja..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie