Opozita, Report Tv zbulon detaje
të protestave të paralajmëruara

Opozita, Report Tv zbulon detaje<br />të protestave të paralajmëruara<br>
Opozita është e vendosur për të ndërmarrë një valë të re protestash në të gjithë Shqipërinë. Protesta e zhvilluar nga opozita më 27 janar duket se i ka dhënë mesazh optimist partive opozitare, të cilat kanë mbi tavolinë disa opsione për reagimin opozitar të paralajmëruar. Report TV duke iu referuar burimeve nga PD dhe LSI sjell opsionet e mundshme. Alternativa më e mundshme është mbajtja e protestave në të gjitha qytetet, nga më të mëdha tek më të voglat.

Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht tubimet nga opozita sugjerojnë se edhe bllokimi rrugëve për disa orë mbetet një mundësi. Këto plane ndërkohë nuk do të prodhojnë bojkot të parlamentit nga opozita. Deputetët do të jenë në Parlament dhe do të kërkojnë të  imponojnë axhendën e tyre, siç ndodhi në seancën e kësaj të enjteje, kur opozita me ngulm arriti të flas vetëm për ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali apo votën e Shqipërisë për statusin e Jeruzalemit.

Por burimet saktësojnë se forma e protestës edhe në Parlament nuk do të ndalojë opozitën që të mbështesë çdo nismë që ka të bëjë me çeljen e negociatave për integrimin e vendit në BE. Grupet e punës të ngritura në selitë e dy partive opozitare janë në komunikim me njëri-tjetrin, për të konkluduar në një plan përfundimtar, plan i cili në mënyrë përfundimtare do të vendoset shumë shpejtë. Krydemokrati Lulzim Basha por edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e kanë shprehur qartë se protesta nuk do të jetë vetëm në rrugë e sheshe, por në çdo medium.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë