Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës
Bylykbashi:Do i drejtohemi Venecias

Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës<br />Bylykbashi:Do i drejtohemi Venecias
TIRANË - Testi i drogës për draftin e dekriminalizimit mbetet pjesë e platformës politike të PD-së dhe e vetë kryetarit Lulzim Basha, si një kusht që do të bënte të plotë këtë proces, e për këtë çështje kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit Oerd Bylykbashi e sheh si opsion Komisionin e Venecias. Ky institucion në fakt ka dhënë një përgjigje për një rast të ngjashëm, duke i thënë jo testit të drogës për draftin gjeorgjian.

Kjo mund të jetë një nga zgjidhjet që do të ketë po themi problematikat e pazgjidhura por unë besoj që Komisioni Venecias do të shprehet nëse do të jetë e nevojshme mbi atë që do të jetë drafti shqiptar kështu që çdo referencë tek rastet e tjera është diçka që mund të mos ketë lidhje drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Është platformë e Partisë Demokratike e artikuluar qartë nga kryetari Lulzim Basha dhe i mbetemi të pa tërhequr në këtë pikë”, tha bylykbashi,

Bylykbashi tha se drafti i demokratëve i referohet ligjit Severino në Itali, të cilin vetëm pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese italiane e legjitimoi. Pika më kryesore e tij ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit për çdo zyrtar që rezulton të jetë i inkriminuar e që në fakt edhe kjo çështje është pjesë e debatit politik për draftin shqiptar.

Modeli ku jemi ne bazuar nuk ka më pikëpyetje edhe në Itali për sa i përket mundësisë për të larguar nga posti ata që kanë kryer vepra penale dhe kanë rekorde kriminale në të shkuarën kështu që edhe ata që do donin t’i vinin shkopinjtë në rrota këtij aspekti pra largimit të atyre që janë sot në funksion parlamentar, ekzekutiv apo pushtet vendor nuk kanë shans më. Gjykata Kushtetuese italiane na jep këtë lajm të mire”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkaq testi i drogës për zyrtarët mbetet platformë politike e PD-së. Bylykbashi konfirmon se e djathta nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj. Dy ditë më parë nga Kukësi nënkryetari i PD-së Edi Paloka paralajmëroi mundësinë e dërgimit të çështjes së testit të drogës në Komisionin e Venecias, që është çështja ku ndahen palët politike për dekriminalimzin. Edhe gjatë vizitës në Tiranë komisioneri Flekenshtein e konsideroi si një kërkesë të padëgjuar testin e drogës për zyrtarët e lartë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës