Tirane- As marrja e vulës dhe logos së Partisë Demokratike nuk i shtoi pjesëmarrësit në protestën para bashkisë, organizuar nga deputetët e Berishës “non grata” dhe Metës në hetim pasuror.
Një grusht militantësh e nisën tubimin me ekzaltim për vulën dhe sulmuan policët. Protesta e 12-të riktheu molotovët, përsëriti skenarin e djegies së gomave dhe çarjes së gardhit metalik.
Pasi një copë betoni u tërhoq me mjete rrethanore, deputetët Gazment Bardhi e Nallbati hipën sipër dhe nisën një valë ofendimesh ndaj efektivëve të policisë.
Kërcënimet i përsëritën edhe të tjerë, si Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Tedi Blushi e Dorian Teliti. Ndërsa Flamur Noka, kësaj here ishte disi më i tërhequr.
“Zorraxhinj, e keni personale me ne po prekë njerëzit”
Me thirrje për dhunë, deputetët e Berishës i bënë thirrje policisë të hapë dyert që njerëzit të hyjnë brenda e t’ia kthejnë bashkinë qytetarëve.
Edhe kësaj here, thirrja shkoi për lirimin e Sali Berishës “non grata”, të cilin e quajtën të burgosur politik. Protesta e radhës u la të premten e 21 qershorit.
Argita Malltezi nuk mungon thuajse në asnjë protestë para bashkisë së Tiranës. Zgjedh të veshë një bluzë me simbolin e të atit, ku shkruhet ‘lironi Sali Berishën” dhe në distancë sheh Klevis Balliun që i del para furisë së ujit që hedh policia për të shuar gomat në flakë duke menduar se është Mic Sokoli para grykës së topit, por në të vërtetë përfundon si pulë e lagur.
E më pas teksa përplaset fizikisht me policinë në përpjekje për të thyer kordonin, rrëzohet në tokë. Në ndihmë i shkojnë deputetët e PD-së, të cilët i sulen policëve me kërcënime verbale dhe fjalor ofendues.
Momente tensioni në protestën para Bashkisë së Tiranës. Deputetët e Berishës patën një përplasje me policinë, madje edhe i ofenduan ata.
Në një moment të përplasjes, Klevis Balliu siç shihet edhe në këtë pamje është rrëzuar në tokë.
Në këtë moment, dy deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati i janë sulur policisë dhe vërshuan ofendime ndaj tyre, me fjalë aspak të hijshme, si "do të q* robt".
Me kërcënime ndaj efektivëve të policisë e ka nisur fjalën e tij në protestën para bashkisë Tiranë Belind Këlliçi.
Ndonëse efektivët janë pozicionuar për të ruajtur sigurinë dhe për të shmangur incidentet në protestë, Këlliçi ka kërcënuar policët dhe drejtuesit e tyre se do të merret personalisht me ta.
Me një zhargon rruge, Këlliçi iu drejtua policëve duke u thënë se jeta është e gjatë.
“Do të paguani 1 për 1 për dhunën ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD. Çdo oficeri i policisë së shtetit e ka personale me qytetarët dhe PD. Ta dini mirë Met Rrumbullaku, Tonin Vocaj... Jeta është shumë e gjatë”, tha Këlliçi.
Në protestë po vijohet me aktet e dhunës, përplasje me forcat e policisë, moltovë, duke u rrezikuar jetën.
Militantët e Berishës kanë djegur para bashkisë gomat, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet me dron nga protesta në Bashkinë e Tiranës. Sërish vihet re një pjesëmarrje shumë e ulët, me një grusht militantësh që i janë bashkuar protestës.
As vula e PD, për të cilën Berisha bëri luftë mbi 2 vite, nuk ia ka shtuar numrin e protestuesve.
Foto me dron, pjesëmarrja e ulët në protestën para Bashkisë së Tiranës
Militantët e Berishës kanë rrezikuar jetën e policëve gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës duke hedhur molotovë.
Më pas, militantët e ish0kryeministrit kanë hequr edhe gardhin rrethues të vendosur nga policia. Me forcë, duke përdorur edhe litarë, kanë arritur të zhvendosin kangjellat dhe disa si blloqe betoni që mbajnë kangjellat.
PL dhe PD po mbajnë sërish protestë para bashkisë së Tiranës. Siç shishet edhe në këtë foto që sjell Shqiptarja.com pjesëmarrja është e ulët, si në të gjitha protestat.
Vetëm një grusht militantësh i janë bashkuar protestës, me akte dhune, duke hedhur bomba molotov dhe duke rrezikuar jetën e policëve.
Edhe pse vula e PD i kaloi Berishës, sërish në protestë kanë dalë vetëm militantët besnikë, duke mos u shtuar numri i protestuesve.
Edhe nje here njerzit e lashte na kujtojne periudhen endacake(kaçak mali ).
PërgjigjuParada javore e kafsheve! Shikojini mire keta dhe kujtoni fytyrat e tyre te ndyra kur te shkoni te votoni.
PërgjigjuShpellaret vetëm te djegin dhe te vrasin dine.
Përgjigju