Opozita:Thaçi ka shkelur Rezolutën, s'raporton
në Kuvend për bisedimet me Daçiçin

Opozita:Thaçi ka shkelur Rezolutën, s'raporton<br />në Kuvend për bisedimet me Daçiçin
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi po e shkel Rezolutën e Kuvendit dhe injoron deputetët duke mos raportuar për takimet e tij të fundit me homologun serb, Ivica Daçiç në kuadër të dialogut të Brukselit, shkruajnë sot të përditshmet e Kosovës. Kështu kanë vlerësuar deputetë opozitarë dhe analistët politikë.

Sipas tyre, edhe raportimet informative që Thaçi i praktikonte pas serisë së parë të bisedimeve me homologun serb, Ivica  Daçiç nuk kishin sjell rezultatin e pritshëm, mirëpo deputetët janë shprehur se, "më e pakta që ai mund të bënte ishte të raportonte për bisedimet në Kuvend dhe të respektonte institucionin më të lartë legjislativ dhe Rezoluta për bisedimet."

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i vendit, ka vlerësuar se sjellja e kryeministrit është në kundërshtim të plotë me Rezolutën e Kuvendit e cila e detyron qeverinë, përkatësisht kryeministrin, që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin për dialogun më Serbinë.

“Kjo lë shije të keqe dhe krijon dilema rreth transparencës”, ka thënë Hyseni. Sipas tij, deputetët sikurse edhe opinioni i gjerë nuk kanë informacione të mjaftueshëm pas raundeve të fundit të bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. 

Redaksia online
(e.sh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan