Opozita vijon të kërkojë
sqarime për “Radikën”

Opozita vijon të kërkojë<br />sqarime për “Radikën”
TIRANE- Lulzim Basha dhe Sali Berisha i kërkuan dje kryeministrit Edi Rama që të bëjë transparente çdo marrëveshje që lidhet me të ashtëquajturën projekti për lumin Radika. Basha i bëri këto deklarata në një takim që ai zhvilloi me bzën e partisë në Dibër ndërsa Berisha në një postim në faqen e tij në “facebook” pas takimit që kishte zhvilluet me kryetarin e komunës së Dibrës. Ndryshe nga herët e tjera ra në sy se kreu i PD-së ishte me i ashpër në deklaratat e tij ndaj qeverisë se sa ish-kryeministri Sali Berisha. Basha i kërkoi Ramës që të zbatoi konventat ndërkombëtare si edhe të dëgjoi zërin e qytetarëve të Dibrës.

“Transparenca pamundëson ose e bën të vështirë korrupsionin, pamundëson ose e bën të vështirë klientelizmin, sepse transparenca është parakusht i llogaridhënies përpara qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe cicërimat e tij të zbehura janë gjithmonë e më shumë jo një shkak për të qetësuar, por një shkak për t’u zemëruar siç është edhe zemërata e drejtë popullore për heshtjen dhe mungesën e transparencës në raport me të ashtuquajturën projekt për lumin e “Radikës”.

Nga Dibra por edhe nga sheshet e Tiranës zemëratës së ligjshme të qytetarëve i është përgjigjur vetëm me cicërima. Cicërimave dhe mohimeve ua pimë lëngun me rastin e “Armëve Kimike” dhe ai e mori mësimin, ndaj t’i thërrasi mendjes sa nuk është vonë duam transparencë dhe llogaridhënie të plotë për këtë projekt. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare qëndrojnë të vendosur në krah të interesave të qytetarëve dibranë këtej dhe andej kufirit”,-tha Basha.

Ish-kryeminsitri Sali Berisha në takimin që zhvilloi me kreun e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata theksoi se qeveria maqedonase ka iniciuar projektin për ndërtimin e HEC-it pasi qeveria shqiptare ka deklaruar se nuk do të ketë as një problem me fqinjët. Sipas Berishës, pala maqedonase nuk duhet të devijoj lumejt si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet të nënshkruen marrëveshje pasi ati me ish-Jugosllavinë nuk janë më legjitime, duke shtuar se pala shqiptare është më se e informuar mbi këtë gjë.

“Në takim, theksova se ka konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare për mjedisin dhe ujërat që rregullojnë trajtimin e ujrave midis shteteve dhe nuk lejojnë devijime të tilla në mënyrë të njëanëshme dhe se ky projekt bie ndesh me to, sikundër qeveria shqiptare është informuar gjerësisht nga pala mqedonase për projektin dhe në kuadrin e politikës së zero problemeve me fshqinjët e ka miratuar në parim projektin.

Vendet e rajonit nuk duhet të merren me devijim e rrjedhës natyrale të ujrave që i bashkojnë ato. Është shumë e rëndësishme të fillojnë negociatat midis dy vendeve tona për një marrëveshje të re për ujrat sepse protokollet e vjetra me ish-Jugosllavinë janë inekzistente mbasi nuk janë rikonfirmuar nga palët dhe 22 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë”,- pohoi Berisha.


Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore