Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta bërë sërish listën, mbledhja pritet që të bëhet nesër, pasi të shtunën opozita është e angazhuar në protestë. Nëse nuk miratohet me konsensus, kjo listë do i dërgohet sërish Kuvendit për 93 vota. Por nëse sërish do të dështohet, atëherë komisioni ‘ad hoc’ do e bëjë për herë të tretë listën, e cila do të quhet e miratuar pavarësisht votave.

Përsa i përket listës së kontestuar nga opozita nuk do të ketë emra të rinj, 5 anëtarët që do të zgjidhen do të jenë sërish mes listës fillestare, pra në fund të procesit emrat që do të zgjidhen do të jenë të kontestuar nga opozita. Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ.
Sipas opozitës, 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin. PD pak ditë më parë publikoi emrat e disa kandidatëve për KLGJ dhe KLP, si dhe shkeljet e tyre, ku sipas opozitës nuk mungojnë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo 'hajdutët e platformave'.
Në seancën e sotme janë miratuar disa projektligje, mes tyre edhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës, që pritet të nisë punimet në 6 mujorin e parë të këtij viti.
LISTA ME EMRAT QE U RREZUAN NE KUVEND
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatet
Arben Vani
Sokol Lamaj
Nga Profesorët
Erjon Muharremaj
Ilir Panda
Nga Shoqëria Civile
Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Nga Avokatët
Kozma Jano
Floreta Gjini
Nga Profesorët
Enejda Sema
Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile
Alfred Balla
Rendi i ditës
Votimi për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik u shty me kërkesën e Taulant Ballës
Marrëveshja për hekurudhën Tiranë- Durrës miratohet me 96 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
Këshilli Ekonomik Kombëtar kalon me 73 vota
Ligji për festat zyrtare kalon me 98 vota pro (5 shtatori pushim)
Elena Xhina e PDIU miratohet anëtare e Komisionit të Ligjeve, në vend të Bujar Muçës
Anëtarë të Autoritetit të Konkurrencës, miratohen Helidon Bushati dhe Adriana Berberi
Miratohet shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i kontratës për aeroportin e Vlorës
db/shqiptarja.com
