Teksa është shoqëruar me tensione të ashpra seanca plenare, për shkak se opozita nuk lejon zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shohë gjithçka në heshtje.

Deputeti socialist, Ervin Bushati, ka postuar në fotografi në ‘Facebook’, ku shfaqet në krah të kryeministrit Rama. Ky i fundit duket tepër i qetë, në një moment ku gjithë opozita ‘zien’ brenda dhe jashtë Kuvendit.  

'Shokë të një banke: Dita e Fundit e Parlamentit 2017", shkruan Bushati.

rama kuvend
(Postimi i deputetit Ervin Bushati)

d.c./shqiptarja.com