TIRANE- I ardhur nga SHBA-të, Gjergj Bojaxhi u emërua drejtor i KESH-it në mars të vitit 2007, për t’u dorëhequr pas 2 vitesh. Spikati efikasiteti dhe stili ndryshe i komunikimit brenda PD-së, teksa ishte edhe kandidat për PD-në e Tiranës, bashkë me Besnik Mustafajn. Ndërkaq, që në zgjedhjet e 2005-ës, u vu re largesa, pasi si në vitin 2009, ai u la jashtë listave, në të dyja proceset e zgjedhjeve parlamentare. Pak muaj më vonë, pra më 2010-ën emërohet në krye në Inspektoriatit të Ndërtimit, ku nisin edhe përplasjet e tij të para me Partinë Demokratike. Një muaj para se të shkarkohej, pra shtatorin e 2011-ës bëri kallëzimin më të fortë, denoncimin e “pallatit të Bashës” në Vlorë.

“Kjo pronë është krijuar nga hiçi, si rezultat i manipulimit të procedurave përkatëse mbi fitimin pronësisë dhe rregjistrimit virtual të saj, miratimin e lejeve të ndërtimit mbi një shesh ndërtimi tërësisht ekzistent”, ishin disa nga pasazhet e denoncimit. Mirëpo, përgjigja erdhi dhjetorin e këtij viti, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë inspektimeve për periudhën 2010-2012, ka konstatuar një sërë shkeljesh si pasojë e të cilave ka çuar në prokurorinë e rrethit Tiranë për kallëzim penal, dy ish-kryeinspektorë të këtij institucioni, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për: moszbatim të ligjit në evidentimin, pengimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, etj, ku Bojaxhi dukej se ishte piketimi.

Ndërkaq, shkurtin e 2012-ës Bojaxhi duket se e finalizoi dëshirën e tij, ku pyetjes rreth ftohej me PD-në i’u përgjigj në një televizion se “Nëse nuk shikoj asnjë lloj tendence, dëshire apo reagimi për t’u kthyer mbrapsht nga ky model me të cilin Shqipëria po qeveriset sot, atëherë jam unë i detyruar të gjej një platformë tjetër politike”. Tashmë, Bojaxhi qëndron i baraslarguar nga palët dhe përveç alpinizmit, s’është dukur më.


Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)