TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka mohuar asnjëherë mundësinë e një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në daljet e tij të fundit përpara mediave, Basha ka thënë se nëse mazhoranca miraton e vetme këtë reformë, atëherë ata do të dalin të protestojnë në të gjithë vendit.
I pyetur disa herë nëse do të bojkotojë ose jo zgjedhjet vendore, kreu i Partisë Demokratike, si edhe kreu i koalicionit opozitar ka shmangur përgjigje e drejtpërdrejtë duke mos e mohuar asnjëherë këtë mundësi.
Veç kësaj, në mbledhjen që kreu i PD-së zhvilloi rreth një javë më parë me aleatët e tij, është diskutuar edhe mundësia e një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve vendore, pasi debati për reformën territoriale ka prekur të gjitha partitë që janë në koalicionin e PD-së.
OPOZITA MUND T’I BASHKOHET KOMISIONIT DERI NË KORRIK
Bashkëpunimi ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për ndarjen e re administrative të Shqipërisë është lënë e hapur nga ana e mazhorancës. Ndonëse shumica parlamentare nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj, ajo sërish theksoi se opozita mund t’i bashkohet komisioni në çdo moment.
“Unë ju kam nisur që të premten letër kryetarëve të gjithë njësive vendore si dhe të gjithë këshillave vendor në gjithë Shqipërinë. Detyrim ky qe vjen nga ligji. I kam çuar letër dhe projektin dhe kam kërkuar që secili nga këto organe, kryetarë apo këshillë të japë një mendim. Deri në korrik, opozita prapë ka mundësi që ti bashkohet, në një farë mënyre, dhe mendoj se sjellja e saj pas miratimit të ligjit do të jetë një vendim trashanik sepse Shqipëria udhëhiqet nga kushtetuta dhe ligjet, dhe ne çdo hap kemi zbatuar kushtetutën dhe ligjin”,- theksoi ministri Çuçi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com