Optimizëm në Gjirokastër, Bardhi: Rama ka diskriminuar jugun, PD do të fitojë thellë zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në procesin e votimit të kandidatëve në degën e Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Në një prononcim për mediat, Bardhi deklaroi se procesi ka ecur mjaft mirë dhe pritet të zgjidhen kandidatët më të mirë që do të futen në listat për kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.

"Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.

Uroj shumë që deri në përfundim, procesi të shkojë pa probleme siç vijon deri në këto momente, dhe në fund të procesit të zgjidhen më të mirët. Pra ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar", thotë Bardhi.

I pyetur se si është bërë përzgjedhja e këtyre kandidatëve që janë futur në listë, Bardhi tha se: "Së pari, ka pasur një fazë të parë të procesit, ku secili prej anëtarëve të partisë ka pasur mundësi të propozojë emrat e kandidatëve për deputetë apo për kryetar bashkie. Dhe secili prej emrave që është në listën që është sjellë për konfirmim, ka qenë një emër i propozuar nga anëtarët e partisë. Më pas një komision i vlerësimit të kandidatëve ka bërë vlerësimin e tyre dhe ka sjellë për konsultim disa emra tek anëtarët. Sigurisht, që kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qëndrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.

Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë.

Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Gjirokastrës dhe të qarkut Gjirokastër."

Më tej ai u pyet edhe për pritshmëritë në këtë qytet, pasi qarku i Gjirokastër historikisht ka qenë një qark që ka synuar majtas.

"Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj përiudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Nëse sot dalim në qytet dhe i pyesim bizneset, nëse kanë marrë mbështetje nga qeveria, edhe pse i kanë dhënë votën Edi Ramës, përgjigja është një dhe e vetme: braktisje totale nga qeveria në këtë moment, ku qytetarët dhe bizneset kanë nevojë. Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës", deklaroi Bardhi.


Lajmi kryesor:

Kandidatët e PD për deputetë/ Mbyllet votimi, në Gjirokastër asnjë kontestim emri, kalojnë 11 emrat! Bardhi: Rama ka diskriminuar jugun, PD siguron fitore të thellë


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dropulli: 27/09/2020 16:31

    Ka lezet kur fushaten e P D e udheheq nje pede*ast si Gazi vellai Tores se Tiranes qe nuk ka hu pa thy.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 27/09/2020 16:02

    Kur keshtu z. Bardhi ne 36 Prill 2021?

    Përgjigju
  • Altar: 27/09/2020 15:08

    Në jug o b... Po atje vetëm PD ska investuar. Vetëm bëri Lazaraqotet të mbjellim hashash e çdo gjë. Po ik o andej nga e kanë ligjëruar martesën e b....

    Përgjigju
  • Tore B.: 27/09/2020 14:33

    Jepi marmides Gazi..... me ty ne shoqnia e b... s fitojme te gjithe

    Përgjigju
    • Pede: 27/09/2020 15:07

      Sa e ka numrin ky Gazi o Tore B.?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm